Covid, Italia hyn zyrtarisht në fazën 2 të pandemisë, Kryeministri Conte: Nga sot e ardhmja varet nga sjellja jonë (VIDEO)

Nga sot zyrtarisht Italia ka hyrë në Fazën 2 të pandemisë nga koronavirusi. Kryeministri Conte përmes nje postimi në faqen e tij në facebook i bëri thirrje italianëve për sens të lartë përgjegjësie teksa edhe deklaroi se nga sot e ardhmja varet nga komportimi i gjithësecilit të këtë fazë bashkëjetese me koronavirusin. Ai tha gjithashtu se sa më skrupuloz të jemi në respektimin e masave të sigurisë aq më shpejt do të zgjerohen hapësirat e tjera të lirisë.

Shumë e kanë pritur me padurim 4 majin duke shpresuar se kjo do të ishte dita e rikthimit në normalitet, por në fakt nuk do të jetë kështu.

Në fakt, sipas dekretit të fundit të qeverisë së kryeministirt Conte, shumë nga kufizimet e vendosura dy muajt e fundit do të mbeten akoma në fuqi.

Nga sot e deri më 17 maj do të rifillojnë nga prodhimi shumë nga aktivitete. Vlerësohet se rreth 65 % e italianëve nga sot do të rikthehen në punë.

Nga data 18 maj do të rihapen dyqanet dhe muzeumët kurse baret dhe restorantet do duhet të presin deri më 1 qershor.

Sot italianët do të kenë mundësi të dalin për të vizituar të afërmit por e kanë të ndaluar organizimin e festive dhe banketeve me ta.

Do lejohet lëvizja brenda rajoneve por jo jashtë tyre, përveçse për arsye pune, arsye shëndetësore ose urgjencë të aprovuar nga autoritetet.

Nga sot është i lejueshëm praktikimi i sportit në natyrë edhe larg nga shtëpia, gjithmonë me detyrimin për të shmangur tubimet dhe për të respektuar distancat e sigurisë.

Tani vrapuesit do të jenë në gjendje të mbulojnë distanca më të gjata, gjithmonë në përputhje me rregullat.

Fjalët kyçe që do të jenë kryefjala e javëve në vazhdim janë distancimi fizik dhe ndalimi i tubimeve, detyrimi për të mbajtur maskë në ambiente të mbyllura përfshi në transportin publik dhe trena, masa këto për të respektuar dhe rritur standartet e sigurisë së njerëzve.

Shumë në fakt e kanë quajtur fazën e sotme të pandemisë jo 2 por faza 1.5 për arsye se prisnin edhe më shumë masa lehtësuese nga qeveria dhe grupi i ekspertëve të shëndetësisë, por hapat e kujdesshëm asnjëherë nuk janë të dëmshëm e sidomos në Itali, ndër vendet e goditura me keq nga koronavirusi, deri tani me rreth 29 mijë, me dëme jashtëzakonisht të mëdha ekonomike, sociale dhe psikologjike.


Lajmi kryesor:

Covid, ulen ndjeshëm vdekjet në Itali, 195 viktima në 24 orë! Më shumë se 3.5 milionë raste infeksioni në botë! Trump: Vaksina gati deri në fund të vitit


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen