Covid, Ja çfarë fshihet në frontin e luftës për krijimin e vaksinës

Një betejë e fortë po luftohet në laboratorët hulumtues të të gjitha vendeve më të përparuara: nga Kina në Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Mbretëria e Bashkuar, Francë, Itali dhe Australi. Një "garë armësh", e përfaqësuar nga vaksinat, e cila do të përcaktojë se kush do të ketë meritën dhe avantazhin ta mposhtë i pari këtë sëmundje.

Por gjithsesi nuk kushton lirë të investosh burime financiare për të gjetur një vaksinë. Një llogaritje e thjeshtë ekonomike tregon se vaksinat kushtojnë, duhen muaj , madje edhe vite, për t'i zhvilluar ato, dhe nëse sëmundja nuk është më e përhapur, nuk mund të kesh mundësi të investosh qindra miliona dollarë që nuk mund të rikuperohen duke shitur dozat.

Le të bëjmë një llogaritje të shpejtë të kostove: mesatarisht, vetëm për fazën e eksperimentimit njerëzor, kostoja është 25 mijë dollarë për një vullnetar të vetëm, dhe dhjetëra mijëra janë të nevojshme për të marrë rezultate të vlefshme; kjo do të thotë 250 milion dollarë që duhet të shumëzohen me 10, numri minimal i vaksinave "të testuara" në të njëjtën kohë; nëse shtojmë në këto kostot e hulumtimeve dhe proceseve të prodhimit, lehtë shuma mund të arrijë në 10 miliardë dollarë për një vaksinë të vetme. Para që duhet të rikuperohet në një farë mënyre pasi edhe ilaçi ndjek ligjet cinike të tregut në botën e globalizuar.

Shtetet e Bashkuara, e cila duket se është ndër kandidatët më të mirë për ta fituar betejën e vaksinës, nuk ka hequr dorë nga përdorimi i të gjitha mjeteve të mundshme dhe duke se prestigji ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm.

Përveçse përmes kompanisë Bioteknike ‘Moderna’, te e cila SHBA ka investuar ‘një dush’ me dollar, Shtëpia e Bardhë po përpiqet të sigurojë ekskluzivitetin e prodhimit në të paktën një rast: në mars, kompania gjermane CureVac ka marë një ofertë nga qeveria amerikane për të transferuar kërkimet e saj shkencore tërësisht në Shtetet e Bashkuara.

Por Moderna nuk është vetëm: rezultatet më premtuese janë arritur, për momentin, gjithashtu nga Inovio, kompania e Bill Gates, e cila njoftoi përfundimin e fazës 1 të testimeve më 28 Prill, dhe nga Novavax, e cila më 8 prill deklaroi se ishte një kandidate e fuqishme për vaksinën.

Sidoqoftë, nuk janë vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Kina, dy lojtarët kryesorë në lojën për vaksinën por janë edhe Mbretëria e Bashkuar, së bashku me Italinë,(shumë përpara në kërkime). Tashmë në prill, Universiteti i Oksfordit dhe Imperial College i Londrës kishin filluar testimin te njerëzit, në bashkëpunim me kompaninë Pomezia Advent-Irbm në Romë në 30 vullnetarë, i njëjti universitet britanik shpalli një marrëveshje me kompaninë britanike shumëkombëshe të ilaçeve AstraZeneca për prodhimin e 100 milion dozave të një vaksine, ChAdOx1 nCoV-19, e cila ka marrë rezultate premtuese pas testimit në 500 subjekteve dhe tashmë mund të tregtohet ne shtator teka laboratori i Oksfordit deklaroi se deri në filim të vjeshtës do ketë gati 400 milionë doza vaksine. Një tjetër vaksinë italiane është ajo e kompanisë bioteknologjike Takis në Castel Romano e cilaka daklaruar para pak ditësh se vaksina e tyre e provës e testuar te kaviet laboratorikë ka funksionuar dhe jane zhvilluar antitrupa dhe se pas stinës së verës do të fillojë testet te njerëzit, me synim që në vitin 2021 të nis fushatën e vaksinimit mbi subjektet në rrezik. ‘Sanofi’ francez është gjithashtu një kandidat për t'u bërë fituesi i mundshëm i kësaj gare shumë të ngushtë për vaksinën.

Ndoshta do të befasohemi nga një aktor tjetër, një aktor që menjëherë ka punuar në kërkimin e një vaksine edhe pse nuk ishte goditur me të njëjtën dhunë nga koronavirusi, Izraeli. Më 17 maj u bë e ditur se një laborator hulumtues i lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes ka përfunduar me sukses testet e një vaksine te kafshët laboratorike dhe se është gati të kalojë në testet njerëzore.

Tel Aviv-i tashmë kishte izoluar një antitrup specifik në javët e mëparshme, duke u bërë i pari në botë që arriti zbulimin e një antitrupi të aftë për të shkatërruar këtë virus specifik.

Nëse gjithçka shkon mirë, ajo që do të na imunizojë nga Sars-CoV-2 do të jetë vaksina (e zhvilluar më shpejt në historinë e vaksinave), por gjithmonë duhet të kemi parasysh që nuk mund të ketë rezultate të menjëhershme: fazat e testimit nuk mund të shkurtohen shumë dhe hapat themelorë në eksperimentim nuk mund të anashkalohen për shkak të natyrës së vetë vaksinës, e cila, kujtojmë, është në thelb një lloj "virusi i dobësuar" që aktivizon reagimin imunitar të trupit të njëriut. Nxitimi në kohë do të thotë të rritet rreziku i gabimeve që mund të jetëë fatale për njerëzit e vaksinuar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!