Në Itali regjistrohen 6 viktima! Në botë, më shumë se 500 mijë vdekje dhe mbi 10 milionë raste infeksioni Covid

Në Itali regjistrohen 6 viktima! Në botë, më shumë se 500 mijë vdekje dhe mbi 10 milionë raste infeksioni Covid

Dje, bota e tronditur nga pandemia, arriti në dy pragje simbolike: mbi gjysmë milioni vdekje dhe dhjetë milion raste infeksioni nga koronavirusi.

Numri i viktimave të regjistruara është dyfishuar në më pak se dy muaj (250,000 në 5 maj) dhe 50,000 viktima të tjera janë regjistruar në 10 ditët e kaluara.

Evropa është kontinenti me numrin më të madh të vdekjeve (196.086 për 2.642.897 raste infeksioni), e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara-Kanada (134,315, 2,642,754 raste), Amerika Latine dhe Karaibe (111,640 vdekje dhe  2,473,164 raste), Azia (vdekje 33.107, raste 1.219.230), Lindja e Mesme (vdekje 15.505, raste 730.977), Afrika (9.604, 381.396).

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur, si për numrin e vdekjeve (125.747) ashtu edhe për rastet (2.539.544).

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:41
Ulet ndjeshëm numri i vdekjeve në Itali, regjistrohen 6 viktima dhe 305 të shëruar nga COVID-i në 24 orët e fundit

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 6 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34744 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 305 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 189196

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 126 raste të reja pozitiv për një total prej 240 436

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistrua vetëm 1 viktimë nga koronavirusi (totali 16 640).

Gjithashtu në Rajon u identifikuan edhe 78 raste të reja të pozitivitetit Covid.

Numri i të shëruarve sot në Lombardi ishte 201, për një total prej 63 908 pacientësh.

Guvernatori i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana ka zgjatur deri më 14 korrik detyrimin për mbajtjen e maskave jashtë në rrugë dhe ambientet publike ku nuk mund të zbatohet distancimi fizik.

Zero infeksione të reja ka patur në provincat e Como-s, Lodi, Sondrio dhe Pavia. 36 raste të reja janë regjistruar në Milano, 13 në Bergamo, 9 në Brescia, 2 raste në Cremona dhe Lecco si dhe 5 raste të reja në Varese.

Ora 16:48
Covid, regjistrohen 25 viktima nga infeksioni në 24 orët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar

Në Mbretërinë e Bashkuar në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 viktima nga infeksioni i koronavirusit.

Sipas autoriteteve kjo është shifra më e ulët e regjistruar në këtë muaj.

Ministria e Shëndetësisë specifikoi gjithashtu se të dhënat që i referohen fundjavës ndikohen gjithmonë nga vonesat në raportim dhe se në ditët në vijim nëse ka numr të tjerë do ti shtohen shifrave që do të raportohen në ditët në vijim.

Ndërkohë, shuma totale e vdekjeve të certifikuara që nga fillimi i pandemisë tani arrin në 43.575.

Gjithashtu në vend, totali I rasteve të identifikuara pozitiv nga infeksioni I Covid është rritur nëgati 312 mijë, teksa në 24 orët e fundit pati edhe 815 raste të reja koronavirusi

Ora 14:29
Covid, në Rusi regjistrohen më shumë se 6700 raste infeksioni në 24 orë

Numri i rasteve me koronavirus deri më tani në Rusi është rritur në 641.156, ndërsa ai i të vdekurve në 9.166.

Sipas autoriteteve në Rusi, në 24 orët e fundit janë shënuar 6.719 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 641.156 numrin e rasteve.

Gjithashtu me 93 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit ka arritur në 9.166 numri i viktimave, ndërsa me 4.343 të shëruar ka arritur në 403.430 numri i të shëruarve në vend.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është deklaruar në 1.1 për qind ndërkohë që tek 31.6 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit me 782 raste të reja është rritur në 220.853 numri i rasteve, ndërsa me 23 vdekje u rrit në 3.761 numri i viktimave.

Ora 10:02
Covid, Kina sërish në alarm, fut në izolim 400 mijë persona

Kina ka rikthyer izolimin strikt në një zonë pranë Pekinit, pas një rritjeje të vogël të numrit të rasteve me koronavirus.

Izolimi në qarkun Anksin të provincës Hebei prek rreth 400,000 banorë.

Zyrtarët thanë se Anksini “do të mbyllet plotësisht” dhe se “do të kontrollohet”. Vetëm punëtorët e aktiviteteve thelbësore do lejohen të dalin nga shtëpitë, ndërsa vetëm një anëtar familjeje lejohet të dalë një herë në ditë për të blerë ushqime.

Anksini ndodhet rreth 150 kilometra në jug të Pekinit dhe mediat kineze thonë se në dy javët e fundit atje ka pasur 18 raste të reja.

Kina, e cila është vend i origjinës së koronavirusit, ka regjistruar mbi 84,000 të inefktuar dhe mbi 4,600 viktima, edhe pse këto shifra besohet të jenë më të larta.

Ora 09:59
Covid, Koreja e Jugut planifikon rikthimin e masave kufizuese

covid-testing-GettyImages-1208779525.jpg" style="height:538px; width:780px" />

Koreja e Jugut ka raportuar 42 infeksione të reja Covid-19 ndërsa infeksionet po rriten në mënyrë të qëndrueshme në kryeqytet duke detyruar autoritetet të marrin në konsideratë rivendosjen e  kufizimeve më të forta.

Njëzet e katër nga rastet e reja janë raportuar në Seul. 

Rastet fillestare të epidemisë ishin përqendruar në një kongregacion të vetëm të një kishe në një qytet juglindor dhe u kontrollua me sukses përmes testimit dhe gjurmueshmërisë, por ndjekja e transmetimeve të fundit ka qenë më e vështirë.

Në të gjithë vendin, që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar 12 757 raste infeksioni dhe 282 vdekje

Ora 08:50
Covid, më shumë se 2.5 milionë raste infeksioni në SHBA

Shtetet e Bashkuara njoftuan për 288 viktima Covid të regjistruara në 24 orët e fundit.

Ekonomia më e madhe në botë është vendi më i prekur nga pandemia me 125.803 vdekje.

Totali i infeksioneve në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në mbi 2.5 milion raste.

Los Angeles dhe gjashtë qarqe të tjera të Kalifornisë janë urdhëruar të mbyllen përsëri.

Edhe në disa pjesë të vendit janë rivendosur masa kufizuese në përpjekje për të frenuar shpërthimet e reja të infeksioneve nga koronavirusi.

Ora 08:48
Ngadalësohet pandemia Covid në Brazil! Përhapet në Peru dhe Kili


Pavarësisht se në Brazil pandemia po ngadalësohet, veçanërisht përsa i takon numrit të të vdekurve, përhapja e Covid vazhdon me ritme të larta në Peru dhe Kili.

Në 24 orët e fundit në Brazil u regjistruan 30 mijë raste të reja për një total prej 1.345 000 infeksione dhe rreth 58 mije vdekje.

Gjigandi i Amerikës së Jugut pasohet nga Peruja dhe Kili si për rastet ashtu edhe për viktimat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë