Me ane te nje shkrimi të gjatë Kina është përpjekur të përgënjeshtrojë ato që i ka quajtur 24 “aludime absurde” të disa politikanëve kryesorë amerikanë lidhur me trajtimin që ajo i bëri çështjes së shperthimit të koronavirusit.
Shkrimi prej 30 faqesh, i postuar në faqen e internetit të Ministrisë se Jashtme kineze përsërit dhe zgjeron më tej përgënjeshtrimet e bëra gjatë konferencave për shtyp.
Sipas CNN, artikulli citon njoftime të mediave që thonë se disa amerikanë ishin infektuar nga virusi përpara se të konfirmohej rasti i parë në Ëuhan, edhe pse nuk ka prova që të tregojnë se kjo është e vërtetë
Në përpjekje për të hedhur poshtë aludimet amerikane se koronavirusi ka qenë krijuar me paramendim ose ka dalë në një farë mënyre nga Instituti i Virologjisë i Wuhanit, artikulli thotë se të gjitha provat tregojnë që virusi nuk është i krijuar nga njeriu dhe se instituti nuk është i aftë të sintetizojë një virus të ri.
Artikulli i ministrisë së jashtme kineze jep një kalendar kohor, që sipas saj tregon se Kina i ofroi “në kohë”, “në mënyrë të hapur dhe transparente” informacione komunitetit ndërkombëtar, duke hedhur poshtë kritikat amerikane se ajo u tregua e ngadaltë për të dhënë alarmin.
Gjithashtu shkrimi i ministrisë së jashme kineze hedh poshtë kritikat perëndimore për trajtimin nga Pekini të çështjes së mjekut 34-vjeçar Li Wenliang, i cili u përpoq të jepte alarmin për shpërthimin e virusit në Wuhan. Vdekja e tij nga COVID-19, shkaktoi mjaft zemërim dhe hidhërim në të gjithë Kinën.
Por megjithë garancitë e përsëritura të Kinës, shqetësimet për vonesat e dhënies së informacionit nga ana e saj nuk janë shuar.
Lajmi kryesor:
Covid-19, ulet numri i viktimave nga koronavirusi në Itali! Europa në kërkim të rikthimit në normalitet...Edhe SHBA regjistrojnë më pak vdekje
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44.2%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.1%
Vota total: 1506
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump
27 Dhjetor, 08:51
-
Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump
27 Dhjetor, 07:57
-
Donald Trump tallet përsëri me kryeministrin Trudeau dhe 'emëron' ish-lojtarin e hokejit si guvernatorin e ri të Kanadasë!
26 Dhjetor, 19:08
-
‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, non grata s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!
26 Dhjetor, 18:14
-
Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë
26 Dhjetor, 16:59
-
Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë
26 Dhjetor, 16:04
-
Ish-diplomati amerikan paralajmëron: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Kosovës dhe Serbisë
26 Dhjetor, 15:27
-
NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston
26 Dhjetor, 13:51
-
Fluturimi i dronit në Shtëpinë e Bardhë, urimet e fundit për festat e fundvitit të Biden për amerikanët
26 Dhjetor, 11:52
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!
25 Dhjetor, 21:44
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00