Për Presidentin e Republikës, Ilir Meta, vetëm përmes shtimit masiv të testimeve pandemia mund të vihet nën kontroll dhe jetët e qytetarëve mund të shpëtohen. Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka propozime konkrete për kategoritë të cilat sipas tij duhet të testohen menjëherë.
Postimi i plotë
Në këtë moment kritik të përhapjes së pandemisë, është jetike të shtohet masivisht numri i testimeve.
Testimi është mjeti tepër efikas për diagnostifikimin, gjurmimin dhe trajtimin në kohë të qytetarëve të prekur nga COVID-19.
Testimi është mundësia e vetme për të vendosur kontrollin mbi situatën dhe për të organizuar përgjigjen e sistemit shëndetësor për çdo qytetar të prekur nga COVID-19.
Si hap i parë, duhet të testohen menjëherë:
1. Të gjithë mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës në sistemin e shëndetësor, parësor dhe spitalor, të cilët janë në vijën e parë të përballjes me COVID-19.
2. Të gjithë arsimtarët, në çdo nivel, për shkak se testimi dhe gjurmimi pasues i rasteve të tyre lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e fëmijëve tanë.
3. Të gjithë të moshuarit e vetmuar, të cilët jetojnë të shtëpitë e kujdesit social.
4. Të gjithë qytetarët me sëmundje bashkëshoqëruese.
Për të gjitha këto kategori është tepër e nevojshme, sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe organizatave të tjera, të nisë menjëherë edhe vaksinimi me vaksinën e gripit stinor.
Për këtë qëllim të miratohet pa vonesë edhe një plan urgjent, transparent dhe i monitorueshëm në çdo moment.
Pandemia mund të vihet nën kontroll dhe jetët e qytetarëve mund të shpëtohen.
Çdo ç'organizim, mosfinancim dhe mosveprim sjell pasoja fatale përditë.
Shkenca ka folur.
Koha për të vepruar nuk pret më.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor, 09:16
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor, 11:29
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor, 20:57
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor, 12:45
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor, 19:31
-
PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat
14 Dhjetor, 15:30
-
VIDEO - Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë
13 Dhjetor, 13:36
-
34-vjetori i themelimit të PD, Meta uron Berishën nga burgu: PD më e bashkuar! 2025 do të jetë viti i një ndryshimi historik
12 Dhjetor, 11:16
-
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
11 Dhjetor, 20:57
-
Mars 2008/ Akuza e rëndë në sallën e kuvendit, Ilir Meta: Ju nuk e dini, por Sali Berisha ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë
7 Dhjetor, 11:33
O Like testimi nuk është fushatë korr,shi e grumbullo pa firo,si në kohën e atij qoftë largut të komisarit tënd,se testohesh sot,por infektohesh nesër,prandaj lërini specialistët të flasin e veprojnë për këtë punë,ti folë për rakinë,për atë besoj je specialist,megjithse dehësh shpejt e bëhesh gazi i botes prandaj më mirë lëre fare dhe atë se në Reç ska raki Skrapari o like zjarrmetari.
PërgjigjuVetëm fundërrina e kombit Shqiptar like me bllok në dor bën çudira. Ai me një të rën të lapsit bën 700.000 mij Euro. Pra ilir meta e vërteta që është hajdut duhet dëgjuar o Shqiptar kope delesh që lejoni një paçavure të till president. Po festja vihet gjithmon simbas kokës.
Përgjigju