Covid/ Kosova asnjë viktimë dhe 42 raste të reja infeksioni! 6 vdekje në Maqedoninë e Veriut

Covid/ Kosova asnjë viktimë dhe 42 raste të reja infeksioni! 6 vdekje në Maqedoninë e Veriut

Kosova sërish sot nuk ka regjistruar asnjë vdekje nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha në njoftimin ditor të situatës epidemiologjike se gjatë 24 orëve të fundit, nga 645 mostra të testuara, janë regjistruar të infektuar me Covid edhe 42 persona, gjithashtu janë shëruar edhe 54 pacientë, ndërsa raste aktive janë 1.347.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë infektuar gjithsej 15.705 persona, prej të cilëve 13.731 janë shëruar, ndërsa 627 kanë vdekur.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për gjashtë viktima të reja nga koronavirusi, 225 persona të infektuar dhe 96 të shëruar. Të dhënat i referohen testimit të 1.694 mostrave në gjithë vendin.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 749.

Deri sot në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostikuar 18.363 persona, prej të cilëve 15.164 janë shëruar ndërsa aktiv janë edhe 2.450 persona.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!