Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 112 raste të reja të infeksionit Covid, 6 viktima dhe 131 të shëruar

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të identifikuarve me Covid që prej fillimit të pandemisë është rritur në 13,713  kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 539. Pacientë të shwruar gjithsej janë 9 mijë e 923

“Në dy javët e fundit në Kosovë kanë vdekur 123 persona nga Covid-19 dhe kryesisht janë të moshës 30 deri në 50 vjeç”- tha drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Reanimacionit Nehat Baftiu

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 99 raste të reja infeksioni dhe 1 viktimë

Sipas autoriteteve, totali i rasteve Covid ka shkuar në 31581 kurse numri i përgjithshëm i viktimave 716.

Kroacia ka raportuar për 311 raste të reja infeksioni(dje ishin 145) dhe 4 viktima Covid.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve që prej fillimit të pandemisë është rritur në kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 191.

Gjithashtu janë shëruar edhe 7950 pacientë