Covid/ Kosova regjistron 43 raste të reja infeksioni dhe 3 viktima

Covid/ Kosova regjistron 43 raste të reja infeksioni dhe 3 viktima

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 43 raste të reja të infeksionit Covid dhe 3 viktima.

Gjithashtu ka patur edhe 239 të shëruar, për një total prej 12.188 pacientë

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të identifikuarve me Covid që prej fillimit të pandemisë është rritur në 14.882 kurse totali i vdekjeve 607.

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 82 raste të reja infeksioni dhe 2 viktima.

Sipas autoriteteve, totali i rasteve Covid ka shkuar në 32,695 kurse numri i përgjithshëm i viktimave 739.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut sot raportoi për 7 pacientë të vdekur dhe 186 të infektuar me koronavirusin, në harkun e 24 orëve të fundit

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 675

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë diagnostikuar me Covid gjithsej 16 274 persona.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, sot ishte i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, sot ishte i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen