Covid, Maqedonia e Veriut regjistron 22 raste të reja të infektuar nga koronavirusi

Covid, Maqedonia e Veriut regjistron 22 raste të reja të infektuar nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar për 22 raste të reja me koronavirus

Prej tyre, 13 janë regjistruar në Shkup, 7 në Tetovë dhe 2 në Prilep.

Sipas të dhënave, numri i të infektuarve ka arritur në 1664 dhe prej tyre 1200 janë shëruar, 91 kanë vdekur dhe 373 janë ende pozitiv.

Komisioni i sëmundjeve Infektive ka diskutuar gjendjen pas rritjes së numrit të të infektuarve në tre ditët e fundit dhe më këtë rast ka bërë të ditur se “lehtësimi i masave duhet të bëhet në mënyrë graduale, pasi përvoja e vendeve që kanë lehtësuar masat tregon për rritje të numrit të pacientëve të rinj”.

Komisionit për Sëmundje Infektive i ka rekomanduar institucioneve kompetente të kryejnë kontrolle të shpeshta dhe të vazhdueshme të subjekteve me qëllim të ruajtjes së shëndetit.

Ministria e Punëve të Brendshme ndërkohë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 29 persona nuk kanë respektuar vendimin për kufizim të lëvizjes dhe 22 prej tyre janë ndaluar nga policia për procedurë të mëtejmë kundërvajtëse.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak