Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut sot raportoi për 7 pacientë të vdekur dhe 163 të infektuar me koronavirusin, në harkun e 24 orëve të fundit

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar edhe 132 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 668.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë diagnostikuar gjithsej 16 088 persona.

Prej tyre, 13550 pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 1870.