COVID/ Mbi 72 mijë njerëz të vaksinuar në Itali

72,397 persona janë vaksinuar kundër COVID në Itali, sipas të dhënave më të fundit. Lazio kryeson për sa i përket numrit, me 16,366 vaksina (35,7% të dozave të disponueshme).

Menjëherë më pas vjen Piemonte (9,478 - 23,2%), Toskana (6,824 - 24,4%) dhe Campania (6,671 - 19,7). Lombardia është shumë mbrapa (2,446 - 3%).

Italia është ndër vendet e para të Bashkimit Europian që ka nisur vaksinimin antiCOVID-19. Ajo është e dyta në Evropë, pas Gjermanisë, për numrin e njerëzve të vaksinuar. Kështu thonë zyrat e Komisionerit për urgjencën.

Në tre ditët e para, u administruan mbi 52,000 doza, pak më shumë se një në dhjetë nga 469,950 të dorëzuara tashmë.

Më 27 dhjetor 2020 në Itali mbërritën dozat e para të vaksinës Pfizer Biotech e sipas marrëveshjes së kontraktuar me Bashkimin Europian çdo javë në këtë vend do të mbërrijnë rreth 470 mijë doza të kësaj vaksine.

Sipas ndarjes gjinore janë mbi 42 mijë të vaksinuar femra e rreth 30 mijë meshkuj.

Numri më i lartë i të vaksinuarve, mbi 61 mijë janë punonjës të sistemit shëndetësor. Mbi 6 mijë të vaksinuar të tjerë janë punonjës në strukturat e asistencës për personat e moshuar e rreth 4500 janë të moshura që strehohen në strukturat rezidenciale të asistencës.

Numri më i lartë i të vaksinuarve është në grupmoshën nga 50- 59 vjeç e janë mbi 20 mijë. Pas tyre renditen të vaksinuarit në moshën nga 40-49 vjeç.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës? Reagon Benet Beci: Kush do të merret me llafe të merret me llafe

Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës? Reagon Benet Beci: Kush do të merret me llafe të merret me llafe