Covid, në Itali regjistrohen 34 viktima! Mbi 8 milionë raste infeksioni në të gjithë botën

Covid, në Itali regjistrohen 34 viktima! Mbi 8 milionë raste infeksioni në të gjithë botën

Bota tani ka tejkaluar shifrën 8 milion raste të infeksionit nga koronavirusi. Sipas të dhënave nga agjensia AFP Universitetit John Hopkins në të gjithë globin aktualisht ka të regjistruara 435,574 viktima nga Covid.

Por dita karakterizohet edhe nga një numër tjetër kyç: 80 mijë. Ka shumë vdekje të regjistruara midis Amerikës Latine dhe Karaibeve. Nga këto, afërsisht 44 mijë kanë ndodhur vetëm në Brazil, i cili me 888 mijë infeksione është vendi i dytë më i prekur në botë pas Shteteve të Bashkuara. Ndërsa në të gjithë Amerikën e Jugut tani ka pothuajse 1.7 milion raste.

Në Brazil në 24 orët e fundit humbën jetën nga infeksioni i koronavirusit 627 persona. Autoritetet braziliane kanë bërë të ditur që numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është rritur në 888.227 njësi.

Përkundër faktit se muajin e kaluar OBSH kishte njoftuar ndalimin e testeve për përdorimin e hidroksilklorinës për trajtimin e Covid 19, duke treguar shqetësimin për sigurinë, qeveria braziliane, përmes Ministrisë së saj të Shëndetësisë, ka vendosur të trajtojë pacientët Covid me këtë ilaç, përfshirë fëmijët dhe gratë shtatzëna.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:45
Covid, ulet numri i viktimave në Itali, në 24 orët e fundit regjistrohen 1516 të shëruar dhe 34 vdekje

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 34 viktima nga koronavirusi për një total prej 34405

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 1516 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 178 526

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 210 raste të reja pozitiv për një total prej 237 500

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 9 viktima nga koronavirusi për një total prej  16 466që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu pati edhe 143  raste të reja të pozitivitetit Covid për një total prej 92 060

Gjatë 24 orëve të fundit në Lombardi u regjistruan 877 të shëruar për një total prej 60361

Ora 16:12
Covid, ‘Wall Street Journal’: Më shumë se 50 mijë vdekje në Shtëpitë e të Moshuarve

Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 50,000 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 vetëm në Shtëpitë e të Moshuarve.

Kjo është ajo që del nga një raport i botuar në ‘Wall Street Journal’, studim i cili ka analizuar të dhënat mbi pandeminë në SHBA.

Më shumë se 250 mijë raste infeksioni janë regjistruar në mes punonjësve të shëndetit dhe vizitorëve në këto qendra.

Deri më tani në Shtetet e Bashkuara ka pasur 116 mijë viktima dhe duket se mbi 40% e vdekjeve kanë të bëjnë me njerëz që jetonin në këto shtëpi të moshuarish

Ora 09:43
Zelanda e Re nuk është më një vend pa koronaviruse, zbulohen raste të reja

Dy raste të reja të koronavirusit në Zelandën e Re bëjnë që vendi të mos jetë më i lirë nga Covid-19.

Kishin kaluar 24 ditë që nuk kishte më infeksione të regjistruara.

Javën e kaluar shteti hoqi të gjitha kufizimet ekonomike dhe sociale, përveç kontrolleve kufitare.

Zelanda e Re ishte një nga vendet e para në botë që u kthye në normalitet.

Tani, megjithatë, kanë dalë dy raste të reja, të cilat sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë shkaktuar të dy nga një udhëtim i fundit në Britaninë e Madhe.

Deri më tani në vend janë regjistruar 22 vdekje nga infrksioni i koronavirusit.

Ora 09:02
Covid-Kinë, zbulohen të tjera raste të reja infeksioni nga koronavirusi në Pekin

40 raste të tjera të koronavirusit janë regjistruar në Kinë, përfshirë 27 në Pekin.

Një ditë më parë, ishin 49 të rinj të infektuar, përfshirë 36 në kryeqytet, ku u zbuluan shpërthime të reja dhe ku masat e izolimit u rivendosën në disa lagje.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve në Kinë u rrit në 83.221 dhe ai i vdekjeve mbetet i qëndrueshëm në 4634. Sipas autoriteteve në kryeqytet, situata është jashtëzakonisht serioze.

Sfida e autoriteteve është që të përmbajnë epideminë para se të dalë jashtë kontrollit, por edhe ta bëjnë pa e mbyllur përsëri të gjithë Pekinin, një masë që do të kishte kosto të mëdha ekonomike dhe psikologjike.

Deri më tani, 11 bashkësi banimi përreth tregut janë izoluar, ndërsa të gjithë personat që kanë vizituar objektin që prej 30 majit, janë duke u testuar. 

Si masë paraprake, kryeqyteti ka pezulluar edhe një herë ngjarjet sportive, ka bllokuar ardhjen e turistëve dhe ka shtyrë hapjen e kopshteve dhe shkollave fillore.

Ora 09:01
Covid-SHBA, më pak se 400 vdekje nga koronavirusi për te dytën ditë radhazi

Në Shtetet e Bashkuara, numri i përditshëm i vdekjeve të lidhura me koronavirusin mbetet nën 400 njësi për të dytën ditë radhazi.

Sipas llogaritjeve nga Universiteti John Hopkins, konkretisht, viktimat e 24 orëve të fundit ishin 385, teksa një ditë më parë ishin 382.

Këto janë dy nga të dhenat më të ulëta ditore të regjistruara që nga fundi i marsit.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 115.111 ndërsa infeksionet në total janë 2.11 milion.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LUPA: 16/06/2020 09:57

    Keni filluar ti masni vdekjet me njesi, heren tjeter me kilogram.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë