COVID “mbyll” Sllovakinë, në Gjermani mbi 100 mijë vdekje nga koronavirusi

Gjermani, situata epidemiologjike nga COVID-19 sa vjen e përkeqësohet, duke kaluar shifrën e 100 mijë vdekjeve. Në Evropë, Gjermania është vendi i pestë që kalon këtë pikë, pas Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Francës.

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn paralajmëroi se gjermanët do të vaksinohen, kurohen ose vdesin deri në fund të dimrit. Në shumicën e rajoneve, vetëm të vaksinuarit dhe ata që janë shëruar nga virusi do të mund të hyjnë në vende publike si restorante ose sallat e koncerteve.

Dhoma e ulët e parlamentit të vendit, Bundestagu votoi në favor të kufizimeve të reja për vendin e punës dhe transportin publik. Nga ana tjetër, e rëndë është situate edhe në Sllovaki, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme 90-ditore dhe një bllokim dy-javor.

Gjatë kësaj kohe, njerëzit do të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye specifike, si blerja e sendeve ushqimore, udhëtimi për në punë dhe shkollë ose vaksinimi. Franca gjithashtu, po përballet me mbi 30,000 raste të reja ditore dhe sot pritet që të shpallë masa të reja kufizuese, ndërsa I infektuar ka rezultuar edhe kryeministri Zhan Kasto. 

Qeveria italiane vendosi të përjashtojë personat e pavaksinuar nga aktivitete të caktuara të kohës së lirë, në një përpjekje për të frenuar rritjen e infeksioneve të koronavirusit dhe për të shmangur bllokimet e dëmtuara financiarisht.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive