Covid, me rreth 43 mijë vdekje dhe 306 mijë raste infeksioni, Britania e Madhe rihap kinematë dhe muzeumet

Covid, me rreth 43 mijë vdekje dhe 306 mijë raste infeksioni, Britania e Madhe rihap kinematë dhe muzeumet

Anglia parashikon rihapjen e kinemave, muzeve dhe galerive duke nisur nga 4 korriku, një etapë e re e procesit të lehtësimit të kufizimeve, njoftuar dje në mbrëmje, ndërkohë që kontaminimet dhe numri i të vdekurve nga koronavirusi kanë filluar të ulen në Britaninë e Madhe.

Sipas Downing street, kryeministri britanik do të njoftojë sot, në një fjalim në Parlament, mënyrat dhe adaptimet e nevojshme për të mundësuar rihapjen e këtyre vendeve kulturore, pas kufizimeve të vendosura në mes të muajit mars për të luftuar kundër përhapjes së epidemisë.

“Atyre mund t’u kërkohet të vendosin udhëzime për trafikun, ventilim më të mirë apo edhe të operojnë vetëm me rezervime, në mënyrë që të menaxhojnë më mirë flukset dhe të parandalojnë përhapjen e virusit”, theksoi një zyrtar.

“Kryeministri gjithashtu duhet të njoftojë nëse parukeritë, baret dhe restorantet do të mund të hapen në të njëjtën datë, dhe do të tregojë nëse distanca e rekomanduar sociale prej dy metrash mund të reduktohet në një metër, siç pretendohet nga hotelet, restorantet dhe baret”, sipas këtij burimi.

Në fillim të qershorit, qeveria autorizoi disa fëmijë të rikthehen në shkolla dhe dyqanet jothelbësore u rihapën gradualisht që prej mesit të qershorit.

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar në 24 orët e fundit 171 vdekje dhe 874 raste të reja Covid.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve rritet kështu në 42.927 (vendi i tretë në botë nga numri i përgjithshëm i viktimave pas SHBA dhe Brazilit), ai i infeksioneve në 306.210


Lajmi kryesor:

Covid, në Itali regjistrohen 18 viktima! Bota në pragun e gjysmë milion vdekjeve nga infeksioni i koronavirusit


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot