Në Itali regjistrohen 30 viktima Covid! Më shumë se 11.5 milionë raste infeksioni në botë... Në Australi, Melburni rifutet në izolim

Në Itali regjistrohen 30 viktima Covid! Më shumë se 11.5 milionë raste infeksioni në botë... Në Australi, Melburni rifutet në izolim

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuar pozitiv nga infeksioni i koronavirusit është më shumë se 11 milionë e 600 mijë, për një total viktimash që nga fillimi i emergjencës shëndetësore, prej 538 mijë.

Infeksionet janë përhapur në 210 vende në mbarë botën qëkurs Covid u identifikua për herë të parë në Kinë në muajin dhjetor 2019.

Sipas të dhënave të nxjerra nga grafiku i pandemisë, SHBA kryesojnë renditjen me mbi 2.9 milionë raste Covid,nga të cilat 55 mijë u regjistruan në 24 orët e fundit, dhe më shumë se 130 mijë vdekje, e ndjekur nga Brazili me mbi 1.6 milionë infeksione dhe 65 mijë e 500 viktima dhe më pas India me 720 mijë të prekur dhe mbi 20 mijë viktima.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:20
Në Itali regjistrohen 30 viktima dhe 574 të shëruar nga COVID-i në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 30 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34.899 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 574 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 192.815

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 138 raste të reja pozitiv për një total prej 241,956

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 13 viktima nga koronavirusi dhe 53 raste të reja të pozitivitetit Covid.

Ora 12:47
Covid, Rusia regjistron 6 368 raste të reja dhe 198 vdekje në 24 orë

Në 24 orët e kaluara, Rusia ka regjistruar 6368 raste të reja të koronavirusit.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të identifikuarve pozitiv nga Covid është rritur në 694.230 raste.

Ditën e fundit në vend pati edhe 198 viktima nga infeksioni, teksa totali i viktimave të pandemisë ka shkuar në 10 494.

Po sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 463.880, nga të cilët vetëm në 24 orët e fundit pati 9551 të shëruar

Ora 09:07
'Koronavirusi thjesht një grip'/ Presidenti brazilian me simptoma të Covid

Me më shumë se 65 mijë të vdekur, me 1 milion e 620 mijë të infektuar dhe me një ekonomia në rënie të lirë, renditur pas Shteteve të Bashkuara, Brazili është shpërthimi i dytë i madh në botë i pandemisë së koronavirusit dhe tani po përballet, për herë të dytë në pak muaj me rrezikun e infektimit në pallatin presidencial.

Presidenti Jair Bolsonaro ka pranuar publikisht se ka simptomat e koronavirusit, i është nënshtruar kryerjes së testit të tamponit  dhe se po merrte hidroksilklorinë, si edhe idhulli i tij, presidenti amerikan Donald Trump.

Ndërsa rezultatet e testit të tamponit dalin nesër, kujtojmë se Bolsonaro disa javë më parë kishte kaluar në provë dyshimi pasi një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt ishte testuar pozitiv.

Brazili është një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia por që nga fillimi i emergjencës shëndetësore, Bolsonaro e ka minimizuar situatën duke e përcaktuar koronavirusin pak më shumë se një "grip".

Vetëm tre ditë më parë, presidenti kundërshtoi një projekt-ligj që impononte përdorimin e maskave në burg dhe në strukturat e mirëqenies sociale, duke vendosur kufij të ndryshëm në rregullat e reja.

Javët e fundit ai u shfaq në protestat anti-karantinë dhe u përplas me guvernatorët e shteteve që kanë marrë masa të bllokimit dhe izolimit.

Ora 09:00
Covid, në Pekin dita e parë pa raste të reja pas gati një muaji

Pothuajse një muaj pas alarmit të shkaktuar nga shpërthimi i ri i koronavirusit në Pekin, në 24 orët e fundit kryeqyteti nuk regjistroi ndonjë rast të ri Covid-19 dhe buletini pandemik mbetet i pandryshuar, 335 infeksione që nga 11 qershori.

Kina, vendi i parë i prekur nga koronavirusi ka raportuar në total, që nga fillimi i epidemisë, 83.565 infeksione dhe 4634 vdekje.

Ora 08:56
Australi/ Rriten rastet e infeksionit Covid, në Melburn rikthehet bllokimi dhe izolimi

Qyteti i dytë më i madh në Australi, Melburni, duke filluar nga dita e enjte do t’i rikthehet bllokimit dhe izolimit.  

Lajmi u njoftua nga Kryeministri i shtetit Viktoria, Daniel Andrews, i cili theksoi se

“Masa do të mbetet në fuqi për gjashtë javë”.

Qyteti i Melburnit ka pësuar kohët e fundit një rritje të rasteve Covid-19.

Vetëm në 24 orët e fundit u raportuan 191 infeksione.

Ora 08:47
Covid/ Kryevirologu amerikan: SHBA e zhytur në pandemi, të rinjtë nuk janë të paprekshëm! Gjendje alarmante në Teksas

Situata e pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara është "vërtet jo e mirë".

Kjo u nënvizua nga kryevirologu i Shtëpisë së Bardhë Anthony Fauci.

Ndërsa në vend numri i infeksioneve ditore po shkon drejt 50 mijë në ditë, Fauci tha se SHBA janë të zhytura thellë në valën e parë të pandemisë, duke stigmatizuar rihapjet e parakohshme në shumë shtete si Florida dhe Teksasi.

“Të rinjtë nuk duhet të mendojnë se janë të paprekshëm ndaj pasojave serioze. Ata mund të sëmuren rëndë”, shtoi Fauci, duke theksuar se gjendja aktuale nuk është aspak e mirë.

Sipas Fauci-t,  Europa e menaxhoi virusin shumë më mirë sesa SHBA dhe u bëri thirrje amerikanëve të praktikojnë distancimin shoqëror dhe të shmangin vendet e mbushura me njerëz.

Pentagoni ka dërguar në Teksas  mjekë ushtarakë për t'u marrë me emergjencën e koronavirusit.

Në Teksas, midis shteteve aktualisht më të prekur nga pandemia, rastet kanë arritur në 194,000 dhe vdekjet janë 2.600.

Jo vetëm që spitalet e Teksasit janë në buzë të kapaciteteve, por veçanërisht repartet e Kujdesit Intensiv janë të pakualifikuar për infeksionet.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë