COVID/ Merkel thirrje për respektimin e masave të Dielën e Pashkëve: Së bashku do ta mundim virusin

COVID/ Merkel  thirrje për respektimin e masave të Dielën e Pashkëve: Së bashku do ta mundim virusin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë thirrje për respektimin e masave anti-COVID gjatë ditëve të Pashkëve Katolike, që festohet më 4 Prill.

"Me sjelljen tonë ne mund të ndalojmë rritjen e rasteve. Mjekët dhe infermierët vetëm nuk mund ta fitojnë betejën kundër valës së tretë të pandemisë. Ne nuk duhet t'i lëmë ata vetëm, por t'i ndihmojmë me qëndrimin tonë. Së bashku ne do ta mundim virusin", tha Merkel.

Në të njëjtën kohë, Instituti Robert Koch po propozon një "hapje" të kujdesshme nga maji ose qershori, por jo më herët, si mënyra e vetme për të siguruar qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor ndaj pandemisë së koronavirusit.

"Parandalimi i mbipopullimit në Njësitë e Kujdesit Intensiv mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse lehtësimi i masave kufizuese bëhet me kujdes dhe gradualisht nga maji ose qershori", tha instituti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie