Një tjetër mjete ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e COVID-19. Mjekja endokrinologe Valentina Lile ka humbur jetën si pasojë e COVID-19, pasi virusi i kishte shkaktuar komplikacione të rënda në shëndet. Lajmi u dha nga familjarët e saj në rrjetet sociale, ndërsa edhe urdhri i mjekëve në Shqipëri kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekes Lile.
"Me dhimbje të thellë Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë njofton humbjen e Dr.Valentina Lile, mjeke endokrinologe në Tiranë. I shprehim ngushëllime më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të afërmve të saj", shkruhet në reagimin e Urdhrit të Mjekëve.
Lajmi kryesor: