Sot 519 raste dhe 11 viktima nga COVID-19! Humb jetën mjekja në Tiranë, infektohen 14 të paraburgosur në Vlorë

Sot 519 raste dhe 11 viktima nga COVID-19! Humb jetën mjekja në Tiranë, infektohen 14 të paraburgosur në Vlorë

Foto ilustruese

Gjatë 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 519 raste të reja infektimesh dhe 11 viktima, nga 3251 testime të kryera.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor një tjetër mjeke, endokrinologjia Valentina Lile, ka humbur jetën si pasojë e COVID-19.

14 persona të cilët ndodhen në paraburgim në qytetin e Vlorës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 138 raste në Tiranë, 47 në Vlorë, 29 në Korçë, 23 në Fier, 22 në Shkodër, 21 në Sarandë, 19 në Berat, 17 në Durrës, nga 16 raste në Kukës, Mallakastër, 15 në Gramsh, nga 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, Elbasan, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Lushnje, nga 8 raste në Kavajë, Tropojë, Ura Vajgurore, 6 në Kolonjë, nga 5 raste në Himarë, Skrapar, nga 4 raste në Krujë, Devoll, Kamëz, Peqin, nga 3 raste në Delvinë, Vau i Dejës, nga 2 raste në Mat, Selenicë, Belsh, Kuçovë, Patos, Cerrik, Poliçan, nga 1 rast në Mirditë, Përmet, Tepelenë, Fushë Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Shijak, Vorë, Maliq, Dropull, Libohovë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Korça, të moshave 53-96 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë, 28 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 671 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 84,625 që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 3509 vaksinime antiCovid. Nga fillimi i vaksinimit janë kryer 44,830 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Statistika (20 Mars 2021)

  • Raste të reja ditore        519
  • Të shëruar në 24 orë     671
  • Të shtruar në spitale      399
  • Humbje jete në 24 orë   11
  • Testime ditore               3251
  • Testime totale           529,309
  • Raste pozitive           120,541
  • Raste të shëruara       84,625
  • Raste Aktive             33,783
  • Humbje jete              2133

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë                   23013
  • Fier                       2596
  • Durrës                  1561
  • Vlorë                    1456
  • Shkodër                1267
  • Gjirokastër 1196
  • Korçë                   813
  • Lezhë                    642
  • Elbasan                418
  • Dibër                    343
  • Kukës                   332
  • Berat                    146

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:40
COVID merr tjetër jetë nga radhët e bluzave të bardha në Tiranë, humb jetën mjekja endokrinologe Valentina Lile

Një tjetër mjete ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e COVID-19. Mjekja endokrinologe Valentina Lile ka humbur jetën si pasojë e COVID-19, pasi virusi i kishte shkaktuar komplikacione të rënda në shëndet. Lajmi u dha nga familjarët e saj në rrjetet sociale, ndërsa edhe urdhri i mjekëve në Shqipëri kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekes Lile.

"Me dhimbje të thellë Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë njofton humbjen e Dr.Valentina Lile, mjeke endokrinologe në Tiranë. I shprehim ngushëllime më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të afërmve të saj", shkruhet në reagimin e Urdhrit të Mjekëve.

Ora 10:57
COVID-19 infekton 14 të paraburgosur në Vlorë, pritet të bëhen teste masive te punonjësit e institucionit

14 persona të cilët ndodhen në paraburgimin e  Vlorës janë infektuar me COVID-19.  Sipas gazetarit të Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili, 4 nga të paraburgosurit janë infektuar me virusin dy ditë më parë dhe 10 të tjerë kanë rezultuar pozitiv ditën e djeshme. Të infektuarit ndodhen të izoluar në  dhomat e paraburgimit, ndërsa nuk paraqesin komplikacione shëndetësore. 

Pas infektimit të 14 të paraburgosurve pritet që në këtë institucion të bëhet një testim masiv për të zbuluar nëse COVID-19 ka mundur të depërtojë më thellë se në dhomat e paraburgimit, pasi në këtë institucion ndodhet edhe burgu ku qëndrojnë edhe personat që janë dënuar me maksimumi 3 vite burg.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 494 janë rastet e reja dhe 16 humbje jete nga COVID.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës