COVID/ Ministrja e Shëndetësisë: Jemi përballë një valë të re potenciale, zgjidhje nuk janë vendimet ekstreme! Vaksinimi dhe masat e thjeshta, të vetmet 'armë' efikase

 

Teksa varianti Omicron i COVID ka ngjallur jo pak frikë e panik në botë e Europë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka theksuar edhe një herë se e vetmja 'armë' për të fituar këtë 'luftë' është vaksinimi. Nga foltorja e Kuvendit, Manastirliu tha se vendi ndodhet përballë një vale të re të potencial e të COVID, duke theksuar se zgjidhje nuk janë masat ekstreme, por vaksinimi dhe respektimi i masave të thjeshta: distancimi, higjiena dhe mbajtja e maskës.

"Në kushtet kur e gjithë bota është në alert të shtuar për shkak të variantit të ri Omicron, lipset të jemi të gjithë bashkë për ta përballuar edhe këtë sfidë të radhës. Teksa është duke u vlerësuar forca goditëse e një vale të re potenciale, për të mos kaluar në kufizime drastike, të gjithë ekspertët në botë po rekomandojmë të vetmen mbrojtje që ka sot, vaksinën. 94% e pacientëve të shtruar në spitalin infektiv janë të pavaksinuar, vaksinimi ul me 84% riskun e shtrimit në spital. Unë e kuptoj ndikimin që ka lodhja nga pandemia, por detyra jonë është të mbrojmë jetën e qytetarëve. Në Shqipëri 47% është mbulesa vaksinale me të paktën një dozë. Nga sot çdo qytetar plus 18 vjeç mund të bëjë dozën e tretë të vaksinës nëse kanë kaluar 6 muaj nga aplikimi i të dytës. Nevojitet që nj shumicë dërrmuese e qytetarëve të vaksinohen për të luftuar me pandeminë dhe për tju rikthyer normalitetit. Kemi shumë më tepër prë të bërë përballë skepticizmit dhe infodemisë. Ne kemi garantuar vaksinat dhe janë të disponueshme për çdo qytetar për të gjithë popullatën target. Kemi financuar për blerjen e vaksinave anti-COVID 36 mln dollarë kemi parashikuar edhe 26 mln dollarë për vitin e ardhshëm. Marrëveshja që sjellim sot për miratim, lehtëson procedurat për vaksinat Pfizer që dhurohen nga shtete që kanë disponibilitet vaksine dhe ndryshimet ën marrëveshje na ndihmojnë në rritjen e disponibilitetit të vaksinave në një kohë shumë të shpejtë. Duhet që zinxhiri ynë i solidaritetit të jetë më i fortë për të përballuar kohë e vështirë që na pret. Nuk ka kohë për të humbur në këtë betejë për jetën. Nuk janë zgjidhje vendimet ekstreme dhe ne do të jemi shumë të kujdesshëm me masat që do të marrim. Vaksinimi i kombinuar me masat e thjeshta, distanca, higjienë edhe mbajtja e maskës, janë armët që kemi në dorë dhe duhet t'i përdorim për t frenuar përhapjen e pandemisë", tha Manastirliu.


Lajmi kryesor:

Kuvend/Basha: Për 3 vjet janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro, SPAK të ndjekë paratë! Balla: Kallëzo Berishën për 'Toyota Yaris'


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë