Covid, në Itali regjistrohen 99 viktima! Më shumë se 4 milionë e 700 mijë raste infeksioni në botë... Në SHBA përshpejtohen ritmet e testimit të vaksinave

Covid, në Itali regjistrohen 99 viktima! Më shumë se 4 milionë e 700 mijë raste infeksioni në botë... Në SHBA përshpejtohen ritmet e testimit të vaksinave

Në të gjithë botën nga infeksioni i koronavirusit kanë humbur jetën më shumë së 315 mijë njerëz që nga fillimi i pandemisë.

Numri i përgjithshëm i të identifikuarve pozitivë nga Covid është më shumë se 4 milionë e 716 mijë.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur sa i përket numrit të vdekjeve dhe rasteve, me gati 90 mijë viktima dhe një e gjysmë milion njerëz të prekur nga koronavirusi, pasuar nga Mbretëria e Bashkuar (34.636 vdekje), Italia (31,908), Franca (28.108) dhe Spanja (27.650).

SHBA-ja regjistroi në 24 orët e fundit 820 të vdekur, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Kreu i Instituteve Kombëtare të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara, Francis Collins thotë se po bëhen përpjekjet maksimale për të zhvilluar sa më shpejt një vaksinë për koronavirusin. Ai thotë se kjo është përparësia kryesore e komunitetit shkencor dhe partneriteti është kyç për zbulimin e një vaksine të tillë.

Një vaksinë për COVID-19 deri në janar, ose madje edhe për raste urgjente në vjeshtë do të ishte e vështirë por zoti Collins thotë se po bëhet gati për një eksperiment të rëndësishëm për të zbuluar se cilat do të funksiononin.

“Kjo ka bashkuar të gjithë faktorët që të përpiqen të përshpejtojnë procesin e testimit të vaksinës, të zbulojnë nëse është e sigurt dhe efektive dhe ta vënë në dispozicion të publikut, sepse gjithkush e kupton që kjo është përparësia kryesore në këtë moment” tha Drejtori i Instituteve Kombëtare të Shëndetit, Francis Collins.

Zoti Collins thotë se një ose dy nga kandidatët më premtues për të prodhuar vaksina do të fillojnë testime masive deri në korrik dhe të tjerë do të pasojnë. Ai thotë se kjo lloj mënyre përmes një partneriteti do të përshpejtojë përgjigjet dhe do të lejojë krahasime të sakta të tyre.

“Mendoj se që nga korriku do të fillojmë të shohim provat në shkallë të gjerë të paktën për një ose dy vaksinat studimi i të cilave ka ecur më shumë. Dhe shpresoj të tjera do të pasojnë”, tha Collins.

Në gjithë botën mbi 10 vaksina të mundshme janë në fazën e hershme apo gati për të filluar. Collins thotë se për të provuar nëse funksionojnë do të kërkojë teste në vende ku virusi po vazhdon të përhapet dhe Instituti i Shëndetit mund të hapë vende testimesh në Shtetet e Bashkuara apo vende të tjera.

“E gjitha kjo mund të bëhet me punë intensive, shkencën më të përparuar dhe përgatitjet më të mira”, tha zoti Collins duke shtuar se kjo është asyeja që po punohet aq shumë tani se për ndryshe nuk mund të bësh aq shumë doza minutën e fundit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:01
Covid, bie ndjeshëm numri i viktimave në Itali, regjistrohen 2150 të shëruar dhe 99 vdekje në 24 orët e fundit

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 99 viktima nga koronavirusi për një total prej 32,007

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2150 kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 127,326

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 452 raste të reja pozitiv për një total prej 225.886 që nga fillimi i pandemisë.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 24 viktima dhe 175 raste të reja positive nga infeksioni i koronavirusit.

Ora 16:17
Covid, Instituti Italian i Shëndetësisë: Mosha mesatare e viktimave... 80 vjeç burrat dhe 62 gratë! Pacientët mesatarisht me 3 patologji të mbartura

Sipas Institutit Italian të Shëndetësisë, mosha mesatare e pacientëve të vdekur nga infeksioni I koronavirusit në Itali është 80 vjeç dhe më shumë se 60% e viktimave janë meshkuj, kryesisht me patologji serioze të mëparshme.

Të dhënat e Institutit Italian të Shëndetësisë bazohen në një mostër prej 29.692 pacientësh të vdekur dhe konfirmon karakteristikat që kishin dalë tashmë në javët e kaluara.

Gratë viktima prej infeksionit janë 39.8% dhe mosha mesatare është 62 vjeçe.

Vetëm 1.1% e mostrave (332 viktima) ishin nën moshën 50 vjeç.

74 prej tyre ishin më pak se 40 vjeç (49 burra dhe 25 gra të moshës midis 0 dhe 39 vjeç).

Të dhënat e publikuara tregojnë edhe njëherë se rolin që kanë patur patologjitë e mëparshme në numrin e vdekjeve nga Covid.

Duke u bazuar në hulumtimin e 2,848 vdekjeve, numri mesatar i patologjive të mbartuar te viktimat në Itali është 3.2. 59.8% e viktimave kishin të paktën tre patologji të mëparshme.

Përsa i përket simptomave të vërejtura para shtrimit në spital, ethet dhe mungesa e frymëmarrjes konfirmohen si më të zakonshmet (76% dhe 73%).

Diarre dhe hemoptizë ishin më pak të shpeshta kurse 5.8% e njerëzve nuk shfaqën simptoma.

Ndër ndërlikimet që kishin pacientët Coivid ishin problemet e shfaqura në veshka (22.0%), superinfeksioni (12.2%) dhe dëmtimi akut i miokardit (10 , 6%).

Ora 15:59
Covid-Itali, parashikimi i ‘Osservasalute’: Rajoni i Lombardisë do të ketë zero infeksione në mes të muajit gusht

Sipas parashikimeve të ‘Osservasalute’, Rajoni i Lombardisë në Itali do të ketë zero infeksione të reja vetëm në mes të muajit gusht.

Në parashikimet e saj, ‘Osservasalute’ cila është bazuar në të dhënat e Universitetit Katolik të Romës, dhe në koordinim me Walter Ricciardi, këshilltari i Ministrit Italian të Shëndetësisë dhe autoritet i OBSH.

Sipas ‘Osservasalute’, të parat që do të regjistrojnë zero infeksione do të jenë Bolzano dhe Trento, pasuar nga Kalabria, Umbria, Sardenja dhe Basilicata, të cilat do të shohin zero infeksione Covid duke filluar nga 21 maji.

Në Lazio, Emilia-Romagna, Marche, Liguria dhe Piemonte eliminimi i infeksioneve duhet të jetë pas 17 Qershorit.

Ora 15:30
Covid, Çekia heq Gjendjen e Jashtëzakonshme vendosur prej pandemisë

Qeveria çeke ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme në vend, e vendosur prej pandemisë nga koronavirusi

Gjendja e Jashtëzakonshme në Çeki ishte vendosur që prej 12 marsit.

Megjithatë, pavarësisht vendimit të qeverisë çeke, disa kufizime do të mbesin:

Maskat e fytyrës janë të detyrueshme të mbahen në vendet publike dhe ambientet e mbyllura kurse tubimet e më shumë se 100 personave janë të ndaluara. Kontrollet kufitare mbeten ende në fuqi

Çekia deri më tani ka regjistruar 8,475 raste të koronavirusit, me 298 vdekje, sipas ministrisë së shëndetësisë në këtë vend, raporton CNN.

Ora 12:28
Covid, Rusia raporton më pak se 9000 raste të reja të infektuar nga koronavirusi, shifra më e ulët që nga 1 maji

Rusia sot raportoi 8.926 raste të reja me koronavirus, numri më i ulët i rasteve ditore që nga fillimi i muajit.

Numri i përgjithshëm i rasteve u rrit në 290.678 dhe numri i të vdekurve në Rusi u rrit në 2.722, pasi 91 persona të tjerë vdiqën gjatë 24 orëve të fundit, tha ekipi i urgjencës së vendit në një raport të përditshëm.

Gjithashtu është rritur dhe numri i të shëruarve duke arritur në 2.836 në të njëjtën periudhë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 70.209, shtohet në deklaratë. Vendi vazhdon testimin masiv për COVID-19 në përpjekje për të zbuluar sëmundjen në fazat e hershme, kur është më pak ngjitëse.

Deri më tani janë kryer rreth 7.1 milionë testime, të cilat nxorën 264 mijë persona të dyshuar me virus.

Ora 09:15
Covid-Itali, hapen bare, restorante, supermarkete... Nga sot bien të gjitha kufizimet që kanë të bëjnë me lirinë personale (VIDEO)

Duke nisur nga sot qeveria italiane ka zgjeruar gamën e lehtësimit të masave të bllokimit dhe izolimit.

Nga sot bien të gjitha kufizimet që kanë të bëjnë me lirinë personale. Italianët mund të lëvizin kudo që dëshirojnë, të takojnë njerëz, të lëvizin me mjete të transportit publik dhe privat por deri më 2 qershor do të duhet të qëndrojnë brenda rajonit. 

Për të shkuar përtej kufijve për 15 ditët e ardhshme, do t'ju duhet ende arsye shëndetësore, pune ose urgjence dhe vetëm në këto rast do t'ju duhet të plotësojnë formularin e vetë-certifikimit.

Familjarët, miqtë, kolegët, të njohurit nuk bëjnë më asnjë ndryshim. Mund të takojme jashtë ose të ftojne këdo në shtëpi. Sidoqoftë, gjithmonë duhet të kenë parasysh rregulla si  detyrimi i distancimit shoqëror, të paktën një metër, të mbajnë maskë në vende të mbyllura ose edhe jashtë kur nuk garantohet distanca fizkine. Dhe mbi të gjitha ndalimi i grumbullimeve

Po sot në të gjitha rajonet hapen dyqanet por me kohe zgjatje të ndryshme shërbimi nga më parë. Edhe këtu është e detyrueshme maska.

Rihapen gjithashtu hipermarketet dhe supermarketet. Shumë rajone në hyrje të këtyre lloj shërbimeve kanë bërë të detyrueshme matjen e temperaturës për klientët. Po sot hapen edhe baret dhe restorantet kurse palestrat do të rihapen më 25 maj por me rregulla të rrepta të distancimit fizik.

Dekreti i qeverisë nuk parashikon më asnjë kufizim ose ndalim për aktivitete argëtuese ose rekreative, prandaj duke nisur nga sot italianët  mund të shkojnë në plazh duke ruajtur distancat e sigurisë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen