Covid, ndihma e SHBA për fermerët, Trump: Qeveria do tju blejë mallrat e pashitura

Covid, ndihma e SHBA për fermerët, Trump: Qeveria do tju blejë mallrat e pashitura

Në SHBA, Qeveria federale është duke u përgatitur për të kryer mega blerje të produkteve ushqimore që kanë mbetur të pashitura për shkak të krizës së punësimit që ka goditur miliona familje amerikane dhe që përkojnë me shpërthimin e emergjencës shëndetësore prej pandemisë nga koronavirusi.

Donald Trump, ‘Qiramarrësi’ i Shtëpisë së Bardhë e njoftoi vetë planin e jashtëzakonshëm të ndihmës përmes një postimi në Twitter.

Sipas ANSA, në mesash manjati njofton se, këtë javë, ai do të japë urdhrin për autoritetet federale për të blerë produkte të tilla të pashitura si produktet e qumështit, mishit dhe produktet bujqësore, për një vlerë totale prej 3 miliardë dollarë.

Qëllimi i presidentit republikan, thekson agjensia, është kryesisht të parandalojë shkatërrimin e këtyre mallrave të shitura nga prodhuesit e tyre të varfër. Shumë sipërmarrës bujqësorë amerikanë, të cituar nga Zëri i Amerikës, kishin denoncuar në fakt këto ditë se, për shkak të bllokimit të zinxhirëve të prodhimit për shkak të krizës shëndetësore, ata ishin gati të groposnin sasi të mëdha të mallrave të tyre të pashitura apo t’I përdornin ato si ushqim për kafshët.

Një qëllim tjetër i planit të vendosur nga Trump është të furnizojë me ushqime organizata te angazhuara për të ndihmuar qytetarët e varfër

Ushqimi i blerë nga administrata federale do të destinohet, siç thekson agjensia italiane, në mensat për të varfërit.


Lajmi kryesor:

Covid-19, ulet numri i viktimave nga koronavirusi në Itali! Europa në kërkim të rikthimit në normalitet...Edhe SHBA regjistrojnë më pak vdekje


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj