Covid në Ballkan/ 17 viktima dhe mbi 680 raste infeksioni në Kosovë, Serbi dhe Malin e Zi

Covid në Ballkan/ 17 viktima dhe mbi 680 raste infeksioni në Kosovë, Serbi dhe Malin e Zi

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë raportoi sot se në 24 orët e fundit në vend kanë humbur jetën nga infeksioni i koronavirusit 6 pacientë

Humbja e fundit e jetëve e ka rritur në 124 totalin e vdekjeve nga Covid në Kosovë.

Gjithashtu sipas autoriteteve janë identifikuar edhe 145 raste të reja pozitiv me koronavirus për një total prej 5472 të prekurish, kurse të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit ishin 171 duke e rritur numrin e përgjithshëm të tyre, që nga fillimi I emergjencës shëndetësore në 2640.

Kryeministri Avdullah Hoti tha se edhe pse u paralajmërua një valë e dytë e shpërthimit në vjeshtë, ajo duket se filloi më herët, sapo u hoqën kufizimet.

“Unë besoj që në këto 4-5 ditët e fundit numri i të prekurve ka filluar të bierë për shkak të masave të marra, por jo në masën që ne dëshirojmë, por unë pres që për një javë apo dy të përgjysmohet ndoshta numri i të prekurve, ndoshta edhe për shkak të rritjes së efektivitetit të masave” – tha Hoti.

Covid në Serbi

Në Serbi në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 9 viktima të ‘vrara’ nga infeksioni i koronavirusit.

Sipas autoriteteve, gjithashtu u identifikuan edhe 389 raste të reja pozitiv me Covid.

Autoritetet spitalore kanë deklaruar se 187 pacientë ndodhen të intubuar të shtruar në repartet e terapisë intensive.

Në vend numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 461 për një total të prekurish nga pandemia prej 20 498

Dje Ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zllatibor Lonçar, njoftoi se edhe 649 punonjës shëndetësorë janë pozitivë për COVID-19.

“Problemi më i madh me koronavirusin është në Beograd dhe Novi Sad, dhe në ditët në vijim do të kemi një rritje të numrit të të infektuarve për shkak të protestave” – tha Loancar

Në fillim të muajit korrik në Serbi u protestua kundër masave të pandemisë të cilat autoritetet i kishin paralajmëruar se do t’i vënë në zbatim.

Serbia ka 68 raste aktive për 100 mijë banorë, e renditur pas Malit të Zi me 231 raste aktive për 100 mijë banorë.

Pasi u shpall ‘non grata’ dhe doli nga ‘Lista’ e gjelbër’ nga BE, duke iu ndaluar qytetarëve të saj hyrja për në vendet e Unionit, dhe teksa edhe Italia shpalli të njëjtin trajtim për të, Kosovën dhe Malin e Zi, duke filluar nga data 19 korrik edhe Suedia do mbyllë dyert e kufirit për Serbinë. Njoftimi më I fundit u dha sot nga ambasada suedeze në Beograd.

Covid në Malin e Zi

Mali i Zi ishte vendi i fundit në Europë që regjistroi rastin e parë me koronavirus më 17 mars dhe i pari që nuk pati asnjë rast të ri për 28 ditë rresht (dy cikle të inkubacionit) teksa vendi shpalli fundin e pandemisë më 2 qershor. Në atë periudhë, nga 17 mars – 4 maj, u regjistruan 324 raste me COVID-19 dhe nëntë viktima. Pas kësaj, rasti i parë u regjistrua më 14 qershor dhe deri më 16 korrik, numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 2024 ( rreth 300 të prekur në vetëm dy ditët e fundit) kurse viktimat në 28 ( 2 vdekje sot) dhe 378 të shëruar. Sipas autoriteteve shëndetësore në vend aktualisht ka 1453 raste aktive që do të thotë 231 aktivë për 100 mijë banorë. Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, Bashkimi Evropian e largoi Malin e Zi nga lista e vendeve të sigurta në të cilat lejohet udhëtimi, për shkak të situatës së keqe epidemiologjike. Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe komunale në katër komuna të Malit të Zi, të planifikuar për 30 gusht, është vënë në pikëpyetje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën