Në Serbi, gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 426 raste të reja të personave të identifikuar pozitiv me infeksionin e Covid-19.
Sipas autoriteteve shëndetësore në vend pati edhe 8 viktima të koronavirusit.
Gjithashtu u raportua se në spitalet Covid janë të shtruar 4619 paceintë, nga të cilët 205 janë të repartet e terapisë intensive të intubuar, 15 më shumë krahasuar me ditën e djeshme.
Që nga fillimi i pandemisë, Serbia ka regjistruar 490 persona që kanë humbur jetën nga infeksioni, për një total prej afro 21 730 të prekurish.
Në Kosovë, autoritetet deklaruan se gjatë 24 orëve të kaluara në vend pati 241 të identifikuar pozitiv me Covid në testet e tamponit si dhe 143 pacientë të shëruar, teksa numri i përgjithshëm i tyre deri më sot është gjithsej 3.369 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.762.
Totali i rasteve pozitive në vend është rritur në 6286.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë sot janë regjistruar edhe 6 viktima, për një total prej 150 vdekjesh që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.
Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 10 viktima dhe 137 raste të reja infeksioni Covid
Autoritetet shëndëtësore në vend raportuan edhe për 131 pacientë të shëruar
Sipas statistikave të fundit në Maqedoni ka patur që prej fillimit të pandemisë gjithsej 9547 raste me Covid-19, prej të cilëve 5071 janë shëruar, kurse betejën me koronavirusin e kanë humbur 442 pacientë. Për momentin në vend ka 4034 raste aktive me Covid-19.
OBSH: Trend shqetësues në Europën Jugore dhe Ballkan
Kreu i Programit të Emergjencës Shëndetësore në OBSH, Mike Rayan ka deklaruar se Infeksioni i koronavirusit pa paraqet një trend shqetësues në Europën Jugore dhe në Ballkan
"Ndërsa sëmundja sigurisht është nën kontroll në Europën perëndimore, ne ende kemi prirje shqetësuese në Europën Jugore dhe Ballkan, kështu që ende nuk jemi jashtë rrezikut Covid në mjedisin europian”