Pandemia e shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit vazhdon të mbajë të mbërthyer Rumaninë.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 1527 raste të reja të prekur nga Covid, dhe 48 viktima, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë është rritur në 4360, kurse totali i infeksioneve ka shkuar në 110 217 gjithashtu janë shëruar edhe mbi 43 mijë pacientë.
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 62 raste të reja infeksioni dhe 1 viktimë.
Sipas autoriteteve, totali i rasteve Covid ka shkuar në 32,757 kurse numri i përgjithshëm i viktimave 740.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut sot raportoi për 8 pacientë të vdekur dhe 143 të infektuar me koronavirusin, në harkun e 24 orëve të fundit
Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 683
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë diagnostikuar me Covid gjithsej 16 417 persona.