Covid/ Italia regjistron 978 raste të reja dhe 8 viktima! SHBA, vendi më i goditur nga pandemia.. Rusia tejkalon pragun e 1 milion të prekurve

Covid/ Italia regjistron 978 raste të reja dhe 8 viktima! SHBA, vendi më i goditur nga pandemia.. Rusia tejkalon pragun e 1 milion të prekurve

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i të identifikuarve të infektuar me Covid është rritur në afro 25.5 milionë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i përgjithshëm i vdekjeve që prej filimit të pandemisë ka shkuar në mbi 850 500.

Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur nga pandemia e Covid-19, me të paktën 184 mijë vdekje dhe 6,030,600 të infektuar, sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins.

Kjo është ajo që raporton CNN, duke shpjeguar se vetëm dy vende të tjera kanë raportuar mbi një milion raste të Covid-19:

Brazili me rreth 3,908,000 dhe India me 3,691,000. Në 24 orëve të fundit në vend u regjistruan rreth 34 mijë raste të reja të identifikuar të prekur nga Covid dhe 594 viktima.

·         Vendit iu deshën 99 ditë për të arritur 1 milion raste në 28 Prill. 

·         Më pas u deshën 43 ditë të tjera për të arritur 2 milion raste më 10 qershor.

·         U deshën edhe 28 ditë për të kapërcyer 3 milion raste në 8 korrik.

·         U deshën vetëm 15 ditë shtesë për të kapërcyer 4 milion raste në 23 korrik.

·         U deshën 17 ditë për të kaluar mbi 5 milion raste. 

·         Që nga ajo kohë, SHBA-së i janë dashur 22 ditë për të arritur 6 milion raste. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:42
Ulen rastet e reja Covid në Itali/ Regjistrohen 978 të infektuar dhe 8 viktima në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 8 viktima nga koronavirusi, (dje ishin 6) për një total prej 35 491 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 978 raste të reja pozitiv,( dje ishin 996) për një total prej 270 192 të prekurish nga Covid.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 242   raste të reja pozitiv.

Që prej fillimit të pandemisë në Rajon totali i vdekjeve është 16.867 kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në mbi 100 mijë.   

Ora 14:31
Covid-Spanjë/ Kryeministri Sanchez: Situata në Madrid shumë shqetësuese! Regjistrohen 23 000 raste të reja në 5 ditët e fundit

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, gjatë një interviste në ‘Radio Ser’ u shpreh se situate në Kryeqytetin Madrid është shumë shqetësuese.

 "Ne jemi të shqetësuar për gjendjen e shëndetit publik dhe evolucionin e virusit në Madrid", - tha ai duke shtuar se "disa" qeveri rajonale duhet të rrisin aftësinë e tyre për të gjetur rastet e koronavirusit dhe "aftësitë e tyre strategjike" në luftë kundër Covid-19.

Javën e kaluar, qeveria qendrore spanjolle vuri në dispozicion 2000 ushtarë për të ndihmuar qeveritë rajonale, përgjegjëse për kujdesin shëndetësor, në gjurmimin e njerëzve të ekspozuar ndaj infeksionit.

Spanja ka regjistruar mbi 23 000 raste të reja të Covid-19 që nga e premtja e kaluar, njoftoi dje në një konferencë shtypi shefi i emergjencës shëndetësore Fernando Simon. Shifrat e regjistruara e kanë rritur numrin e përgjithshëm të të prekurve nga koronavirusi, që prej fillimit të pandemisë, në 462,858.

Nga 1656 shtrime në spital në shtatë ditët e fundit, 420 apo 25 përqind u regjistruan në Madrid dhe rajoni ka gati gjysmën e 141 vdekjeve të shtatë ditëve të fundit.

Ora 11:30
Covid/ Rusia tejkalon pragun e 1 milion rasteve të infeksionit

Rusia ka tejkaluar 1 milion raste të identifikuar të prekur nga Covid-19.

Sipas autoriteteve të shëndetësisë në Moskë, në 24 orët e fundit në Rusi u raportuan më shumë se 47 raste të reja infeksioni, për një total prej 1.000.048.

Autoritetet raportuan gjithashtu se numri i përgjithshëm i viktimave prej pandemisë është rritur në 17 300

Në grafikun e pandemisë Covid, Rusia renditet ndër vendet më të goditura nga COVID-19, pas Shteteve të Bashkuara, Brazili dhe India.

Ora 10:52
Covid/ India regjistron 69 mijë raste të reja infeksioni në 24 orë

Vazhdojnë të rriten me shpejtësi shifrat e pandemisë në Indi ku numri i njerëzve të infektuar është rritur në pothuajse 4 milionë, një rritje prej 69,000 krahasuar me dje.

Të dhënat e lëshuara nga autoritetet lokale shëndetësore, flasin për 891 vdekje duke e çuar numrin e viktimave në 65,288.

Në Amerikën Latine, Ministria Meksikane e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit ka patur 3,719 raste të reja të konfirmuara të infeksioneve të koronavirusit dhe 256 vdekje, duke e çuar totalin në vend në afro 600 mijë dhe 64,414 viktima. Qeveria tha se numri aktual i njerëzve të infektuar ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë se rastet e konfirmuara

Gjigandi i pjesës jugore të kontinentit, Brazili ka tejkaluar 3.9 milion raste të konfirmuara të Covid-19, me 45,961 pozitive të regjistruara në 24 orët e fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 121,381.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë regjistroi 553 vdekje në 24 orët e fundit.

Kjo është dita e pestë radhazi që raportohen nën një mijë vdekje.

Numri i njerëzve të infektuar tani është në 3,908,272, me një normë incidence prej 1,859,8 raste për 100,000 banorë.

Shkalla e vdekshmërisë u rrit përsëri në 57.8 viktima për 100,000 banorë. Përveç kësaj, autoritetet shëndetësore po hetojnë edhe 2.708 vdekje të tjera që mund të jenë shkaktuar nga Sars-CoV-2.

Sidoqoftë, në bilancin mujor duket se vdekjeprurja e pandemisë ka filluar të ulet, duke pasur parasysh se në gusht kishte 27,818 vdekje, 12.6% më pak se në korrik (31,843).

Në numra absolut, Brazili është vendi i dytë më i prekur nga pandemia, pas Shteteve të Bashkuara dhe gjashtë muaj pas rastit të parë - regjistruar në 26 Shkurt - virusi në disa rajone është ende jashtë kontrollit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë