Infeksionet e reja nga Covid në Britaninë e Madhe janë rritur me 7143 raste të reja duke shënuar kulmin e katër muajve të fundit pas dy ditësh ngadalësimi.
Në 24 orët e fundit ka patur edhe 71 vdekje, shifra më e lartë që para stinës së verës.
Ka gjithashtu një rritje të mprehtë të totalit të shtrimeve në spital, i cili tejkaloi 2 mijë, ndërsa ka 297 pacientë ndodhen në kujdes intensiv. Në vend totali i të prekurve nga koronavirusi është 446 156 kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 42072.
Gjermania ka patur sot 747 raste të reja dhe 4 viktima. Totali i vdekjeve në vend është 9549 kurse numri i përgjithshëm i të prekurve është rritur në 289365
Gjermania është e vendosur të kufizojë numrin e personave që mund të marrin pjesë në ngjarje të organizuara në mjedise të brendshme publike ose me qira në 50 persona, ndërkohë që vazhdojnë të rriten rastet e COVID-19, sipas burimeve në një takim të zhvilluar sot mes kancelares Angela Merkel dhe përfaqësuesve të shtetit.
“Kufizimi do të zbatohet në rastet kur infeksionet e reja rriten më shumë se 35 për 100 000 banorë në një zonë të veçantë dhe në mënyrë të qartë përjashton pronën private”, thanë burimet.
“Në vend të kësaj, do të lëshohet një rekomandim në lidhje me shtëpitë private, duke kërkuar një limit prej 25 personash”, shtuan ato.
Do të ketë përjashtime për ngjarjet e regjistruara paraprakisht, që përdorin masat higjienike të miratuara nga organet e Shëndetit Publik.
Rusia regjistroi sot 8232 raste të reja infeksioni dhe 160 vdekje. Sipas autoriteteve, totali i të prekurve nga koronavirusi është 1,167,805 kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 20,545.
Lajmi kryesor: