KOSOVË- Në 24 orët e fundit, si rezultat i 3.327 testimeve, 56 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin në Kosovë. Ndërkohë, 4 persona nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin.
Aktualisht në të gjithë vendin 2.330 pacientë janë aktivë me virusin, ku numrin më të lartë të infektimeve e shënon Prishtina.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orë janë shëruar 218 qytetarë, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 154.881 që prej fillimit të epidemisë në vend.
Që prej fillimit të pandemisë 1.357.810 persona janë vaksinuar, ku 551.601 prej tyre i kanë marrë të dyja dozat. Në 24 orë janë dhënë 14.149 doza të vaksinës.