Covid/ Në Kosovë regjistrohen 79 raste të reja dhe 2 viktima! 30 të prekur nga infeksioni në 24 orë në Serbi

Covid/  Në Kosovë regjistrohen 79 raste të reja dhe 2 viktima! 30 të prekur nga infeksioni në 24 orë në Serbi

Kosovës sot i janë​ shtuar 79 raste të​ reja me koronavirus dhe 104 të shëruar.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 2 viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 615.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të premten janë regjistruar edhe 126 raste që kanë mposhtur virusin.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 15.142 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut sot raportoi për 7 pacientë të vdekur dhe 45 të infektuar me koronavirusin, në harkun e 24 orëve të fundit

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 700

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë diagnostikuar me Covid gjithsej 16 780 persona.

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 30 raste të reja infeksioni dhe 2 viktima.

Sipas autoriteteve, totali i rasteve Covid ka shkuar në 32,938 kurse numri i përgjithshëm i viktimave 743.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Do të zbatojmë politikën më të ashpër antiamerikane’, Kim Jong Un: Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive

‘Do të zbatojmë politikën më të ashpër antiamerikane’, Kim Jong Un: Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive