Covid, në Kosovë regjistrohet një tjetër viktimë nga koronavirusi

Covid, në Kosovë regjistrohet një tjetër viktimë nga koronavirusi

Klinika Infektive në Prishtinë ka njoftuar sot se ka vdekur edhe një pacient si pasojë e infeksionit nga koronavirusi, duke e çuar numrin total të viktimave në 28.

“Sot në ora 10:30, ka ndërruar jetë pacienti i lindur me 1943 nga Rahoveci, i cili përveç infeksionit me Covid-19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë”, është thënë në njoftim.

Kjo Klinikë, që funksionon në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se në hapësirat e saj janë të shtrirë tetë pacientë të infektuar me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.

“Pesë raste janë në gjendje stabile, tre raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”, është thënë mes tjerash në njoftim.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar gjithsej 861 raste me koronavirus. Prej tyre, 561 janë shëruar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Shef i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Turqinë ku do takohet me Erdogan dhe Fidan! Nesër do të jetë në Athinë

Shef i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Turqinë ku do takohet me Erdogan dhe Fidan! Nesër do të jetë në Athinë