Covid, në Kosovë vdes edhe një tjetër pacient me koronavirus

Covid, në Kosovë vdes edhe një tjetër pacient me koronavirus

Klinika Infektive ka njoftuar se në këtë klinikë ka vdekur pacienti Xh.I. (1967) nga komuna e Pejës.

Pacienti 53 vjeçar është hospitalizuar në Klinikën Infektive një ditë më parë, me datën 26/04/2020, në orët e pasdites, si i dyshuar për Covid-19.

Të njëjtit i është marrë strisho nazofaringeale për Covid-19 dhe pas analizës për SARS-COV-2 që e ka bërë IKSHPK-ja i njëjti ka rezultuar se ka qenë me sëmundjen Covid-19, krahas sëmundjeve të tjera shoqëruese.

Në Kosovë, gjithsej janë infektuar 763 persona me koronavirus, 165 janë shëruar dhe me viktimën e fundit, numri i të vdekurve ka shkuar në 22.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni në Report Tv: Qarqet më problematike Vlora dhe Gjirokastra

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni në Report Tv: Qarqet më problematike Vlora dhe Gjirokastra