Një person ka vdekur dhe 15 të tjerë janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Në Klinikën Infektive në Shkup ka vdekur një pacient 66-vjeçar nga Struga, i cili ka pasur edhe probleme tjera shëndetësore.
Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi ka arritur në 82, në këtë shtet.
Sipas raportit ditor të Ministrisë, nga të infektuarit, shtatë janë në Kumanovë, katër në Prilep, dy në Shkup, në Kumanovë shtatë, Tetovë një dhe një tjetër në Strugë. Tani numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 1506, prej të cilëve 572 raste janë ende pozitivë.
Ndërkohë, numri i personave të shëruar ka vazhduar të rritet, kështu që në 24 orëve e fundit listës së të shëruarve i janë shtuar 45 raste të reja dhe numri i përgjithshëm ka arritur në 852, shifër kjo më e lartë se numri i të infektuarve.