Covid, një treshe ilaçesh antivirale zvogëlojnë përhapjen e koronavirusit

Covid, një treshe ilaçesh antivirale zvogëlojnë përhapjen e koronavirusit

Ende nuk ka një kurë përfundimtare dhe vaksina anti Covid duket se është larg. Mjekët dhe studiuesit nga e gjithë bota po eksperimentojnë me ilaçe antiviralë, antibiotikë e deri me plazmën e pacientëve të rikuperuar nga sëmundja.

Dhe tani duket se ka një shpresë të re në luftën kundër koronavirusit.

Një terapi antivirale e inicuar dy javë më parë me një treshe ilaçesh tani duket e sigurt dhe efektive në zvogëlimin e përhapjes së koronavirusit tek pacientët në gjendje deri në mesatare. 

Tre ilaçet që I bashkohen interferonit beta-1b, janë lopinavir-ritonavir dhe ribavirinë dhe duhet të merren çdo 12 orë brenda 7 ditëve nga fillimi i simptomave Covid-19. 

Kjo treshe duket efektive në zvogëlimin e përhapjes së virusit në krahasim vetëm me lopinavir-ritonavir dhe u provua si terapi e trefishtë te 127 pacientë të rritur (të moshës 18 vjeç e lart) nga gjashtë spitale publike në Hong Kong. Përveç kësaj, kombinimi i trajtimit u shfaq i sigurt dhe u tolerua mirë nga pacientët.

 Hulumtimi, i botuar në revistën shkencore britanike The Lancet, nuk përfshin raste serioze të Covid-19. Të njëjtët autorë theksuan nevojën për studime më të mëdha në fazën 3 për të shqyrtuar efektivitetin e këtij kombinimi të trefishtë në pacientët në gjendje kritike. 

Sipas studimit, pas trajtimit me këto tre ilaçe koha e qendrimit në spital shkurtohet nga 9 në 14 ditë kurse Kwok-Yung Yuen nga Universiteti i Hong Kongut i cili drejtoi studimin - tregon se trajtimi i hershëm i Covid-19 me një kombinim të trefishtë të ilaçeve antivirale zvogëlojnë përhapjen e koronavirusit në trupin e një pacienti, lehtësojnë simptomat dhe zvogëlojnë rrezikun për profesionistët e kujdesit shëndetësor duke zvogëluar kohëzgjatjen dhe sasinë e përhapjes së viruseve. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja