Suedia po, Suedia jo. Të gjithë të flasin për vendin nordik dhe masat e saj të buta të bllokimit dhe izolimit. Organizata shëndetësore botërore, nga ana tjetër, nuk ka dyshime.
Kreu i Programit të Emergjencave të Urgjencës, Mike Ryan tha se "Njerëzit mendojnë se Suedia nuk ka bërë asgjë, por në fakt Suedia ka zbatuar masa shumë të forta dhe ka shkuar drejtpërdrejt në fazën e bashkëjetesës me koronavirusin, pra në "fazën 2" në të cilën e gjithë bota po përgatitet të futet.
Nëse prej pandemisë do na duhet të jetojmë në një mënyrë të re, Suedia mund të jetë shembulli për tu ndjekur. Modeli i tyre është një strategji e fortë kontrolli dhe një besim dhe bashkëpunim i fortë i komunitetit te qeveria.
Ndërsa shumica e Evropës vendosi kufizime të mëdha në jetën publike për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Suedia u dallua për të kundërtën.
Ajo nuk hyri në bllokim dhe nuk imponoi politika të rrepta për distancim social. Përkundrazi, mobilizoi popullsinë, duke u bazuar tek besimi që ka tek qytetarët e saj. Këshilloi të moshuarit të shmangin kontaktin shoqëror dhe rekomandoi që njerëzit të punojnë nga shtëpia, të lajnë duart rregullisht dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme. Gjithashtu shkollat për fëmijët nën-16 vjeç mbeten të hapura, ashtu si dhe shumë biznese, përfshirë restorante dhe bare.
Arkitekti i strategjisë, Anders Tegnell, një epidemiolog në Agjencinë e Shëndetit Publik të Suedisë, tha se kjo që po ndodh është e mbivlerësuar. “Kjo- tha ai- nuk është një sëmundje që mund të ndalet ose zhduket, të paktën deri sa të prodhohet një vaksinë dhe se “Mbyllja e kufijve është qesharake, sepse COVID-19 është në çdo vend europian tani".
Lajmi kryesor:
Covid, 285 viktima në Itali në 24 orët e fundit...Në botë rastet pozitive më shumë se 3 milionë! Koreja e Jugut për herë të parë zero infeksione
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.8%
-
Jo
53.6%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 2590
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Basha: Dënimi i Dakos pozitiv por i pamjaftueshëm, të hetohet për lidhjet me krimin e organizuar dhe blerjen e votave! Politika të ndahet nga krimi, luftë korrupsionit
25 Nëntor, 18:03
-
‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore
25 Nëntor, 14:28
-
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës
24 Nëntor, 22:57
-
SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë
24 Nëntor, 19:16
-
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e Trump
24 Nëntor, 17:30
-
'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë
24 Nëntor, 08:37
-
Lufta në Ukrainë/ Media: Moska po rekruton Jemenas për të luftuar në Kiev
24 Nëntor, 08:24
-
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
23 Nëntor, 21:12
-
Ministri Vengu takime me zyrtarë të lartë në SHBA: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë globale
23 Nëntor, 19:32
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23