Covid, 92 viktima në Itali në 24 orët e fundit…Rastet e infeksionit në botë në pragun e 5.5 milionë

Covid, 92 viktima në Itali në 24 orët e fundit…Rastet e infeksionit në botë në pragun e 5.5 milionë

Në të gjithë botën numri i personave të identifikuar pozitive me koronavirus është në pragun e 5.5 milionë, sakësisht 5.410 288 kurse numri i përgjithshëm i viktimave nga infeksioni është rritur në 345104.

SHBA totali i të prekurve nga Covid është 1.643 500 për një total viktimash prej 97 722. Më pas renditet Brazili me 363 211 raste Covid dhe 22 666 viktima, e ndjekur nga Rusia me më shumë se 344 mijë të identifikuar pozitive dhe 3541 vdekje.

Në Amerikën Latine 1.200 vdekje në 24 orët e fundit

Piku i pandemisë së koronavirusit po tregon efektet e saj në Amerikën Latine, me një rritje të re të fortë në 24 orët e fundit të infeksioneve: 32500 raste të reja për nje total prej 734.988 kurse numri i vdekjeve të regjistruara është 1200 për një total prej rreth 40 mijë.
pas Brazilit në Amerikën Latine, sipas Universitetit Johns Hopkins renditet Peruja (119,959 dhe 3,456) dhe Kili (69,102 dhe 718) renditen në vendin e dytë dhe të tretë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:05
Covid, në Itali regjistrohen 1502 të shëruar dhe 92 vdekje në 24 orët e fundit

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 92 viktima nga koronavirusi për një total prej 32 877

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 1502 teksa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 141981

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 300 raste të reja pozitiv për një total prej 230158

Sot janë 541 persona në kujdesin intensiv, 12 më pak se dje. 8185 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 428 më pak se dje. Në izolimin në shtëpi 46574 persona (-854 krahasuar me dje).

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 34 viktima nga koronavirusi dhe 148 raste të reja pozitive për një total prej 87.2258 kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve në rajon është 15.874. Autoritetet gjithashtu kanë konfirmuar shifrën e djeshme zero përsa i përket vdekjeve të regjistruara.

Ora 17:28
Covid, në Spanjë regjistrohen 50 viktima në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Spanjë janë regjistruar 50 viktima nga infeksioni i koronavirusit, duke e rritur totalin e vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në 26.834.

Rastet totale pozitive, sipas autoriteteve, kanë shkuar në 235.400.

Duke filluar nga dita e sotme Madridi dhe Barcelona kanë hyrë në fazën 2 të pandemisë nga koronavirusi teksa janë rihapur nën masa sigurie. Në dy qytetet e mëdha spanjolle janë rihapur parqet, muzetë, kishat dhe baret në natyrë.

Njerëzit do të lejohen të takohen në grupe deri në 10 persona.

Kryeministri Pedro Sánchez njoftoi se vendi do të rihapë kufijtë e tij drejt turizmit ndërkombëtar duke filluar nga korriku. Turizmi përfaqëson mbi 12% të ekonomisë spanjolle.

Ora 16:09
Covid, në Wuhan kryen 6.5 milionë testime në dhjetë ditë

Në Wuhan, qyteti i Kinës ku ndodhi shpërthimi i parë i epidemisë së koronavirusit, në 10 ditë u kryen më shumë se 6.5 milionë teste.

Konkretisht, sipas Komisionit Komunal të Shëndetësisë, nga 14 deri në 23 maj janë kryer 6.57 milionë testime, në përpjekje për të parë shkallën e infeksionit te njëmbëdhjetë milion banorë.

Presidenti kinez Xi Jinping, duke folur në seancën vjetore të asamblesë legjislative kombëtare, theksoi nevojën për të reformuar sistemin e parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve dhe për të forcuar aftësinë për të monitoruar epidemitë.

Ora 15:28
Covid, 4000 viktima dhe më shumë se 33 000 raste infeksioni në Suedi

Në Suedi numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në më shumë se 4000 kurse rastet e infeksionit janë rritur në 33 459.

Vendi skandinav ishte një nga të paktët në botë që nuk ndërmori masa bllokimi dhe izolimi për të parandaluar përhapjen e Covid 19, duke shkaktuar kritika, por edhe duartrokitje dhe sigurisht shumë vëmendje.

Një javë më parë Suedia kishte kapërcyer tashmë Britaninë, Italinë dhe Belgjikën për shkallën më të lartë të vdekshmërisë për mijë banorë. Ajo kishte regjistruar 6.08 vdekje për milion banorë me një mesatare lëvizëse shtatë-ditore midis 13 Majit dhe 20 majit.

Qeveria u ka kërkuar të gjithë atyre që përjetojnë qoftë edhe një simptomë të butë, siç është kolla, të qëndrojnë brenda në shtëpi. Është rekomanduar gjithashtu ruajtja e distancës fizike dhe minimizimi i vizitave te të afërmit nga ana e të moshuarve.

Ora 12:54
Covid, në mundësinë e një vale të dytë epidemie Belgjika nuk do vendosë masa të rrepta të izolimit

Belgjika nuk do të vendosë masa të rrepta të izolimit, sikurse në dy muajt e fundit, edhe nëse paraqitet një valë e dytë e përhapjes së koronavirusit, tha ministri i Brendshëm i Belgjikës, Pieter De Crem.

Në mesin e muajit mars, Belgjika filloi zbatimin e masave kundër koronavirusit, duke lejuar funksionimin vetëm të dyqaneve ushqimore dhe barnatoreve.

Megjithatë, në muajin maj, ky vend lehtësoi disa masa, duke lejuar hapjen e bizneseve.

Ministri belg tha se masat e ashpra të bllokimit nënkuptonin që spitalet belge nuk duhej t'iu mohonin njerëzve kujdesin mjekësor.

"Nëse do të kishte një valë të dytë, atëherë unë mendoj se do të gjendemi në një situatë të ndryshme, përkatësisht me testime dhe gjurmime të kontakteve. Unë mendoj se që tash mund të përjashtojmë një rikthim në masat e rrepta të izolimit" tha De Crem.

Belgjika, ku gjendet selia e BE-së dhe NATO-s, ka qenë ndër vendet më të prekura në Evropë me 57.092 raste të infektuarve me COVID-19, dhe 9.280 vdekje.

Qeveria e Belgjikës do të zhvillojë një takim me drejtuesit rajonalë dhe ekspertët ekonomikë dhe mjekësorë, më 3 qershor, për të diskutuar një lehtësim të mëtejshëm të kufizimeve.

Ora 10:22
Covid, në Spanjë rihapen nga sot Madridi dhe Barcelona

Duke filluar nga dita e sotme Madridi dhe Barcelona kanë hyrë në fazën 2 të pandemisë nga koronavirusi teksa janë rihapur nën masa sigurie. Në dy qytetet e mëdha spanjolle janë rihapur parqet, muzetë, kishat dhe baret në natyrë.

Njerëzit do të lejohen të takohen në grupe deri në 10 persona.

Kryeministri Pedro Sánchez njoftoi se vendi do të rihapë kufijtë e tij drejt turizmit ndërkombëtar duke filluar nga korriku.

Turizmi përfaqëson mbi 12% të ekonomisë spanjolle.

Spanja tani është në muajin e tretë të emergjencës shëndetësore kombëtare.

Deri më tani, ajo ka regjistruar mbi 28,000 vdekje dhe 235,000 raste infeksioni.

Ora 10:04
Covid, Britania e Madhe rihap pjesërisht shkollat më 1 qershor

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar planin për lehtësimin gradual të masave kufizuese me rihapjen e pjesshme të shkollave duke nisur nga 1 qershori, pas më shumë se dy muajve kufizim për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

“Rikthimi do të jetë gradual dhe sipas grupmoshave për shkollat fillore, duke përfshirë tashmë moshat 4-6 vjeç dhe nga 10-11 vjeç në Angli”, theksoi Johnson gjatë konferencës së përditshme për shtyp të qeverisë mbi luftën kundër COVID-19.

“Nxënësit e shkollave të mesme do të rifillojnë më vonë”, shtoi ai duke theksuar se studentët dhe mësuesit do të jenë në “kontakt” për t’u përgatitur për provime duke nisur nga 15 qershori.

Si në shumë vende, kushtet për rihapjen e shkollave janë bërë subjekt i polemikave në Britaninë e Madhe, vendi i dytë më i goditur nga COVID-19 me më shumë se 37 000 të vdekur nga koronavirusi i ri.

Ora 09:54
Covid, në Gjermani rreth 300 infeksione të reja dhe dhjetë viktima në 24 orët e fundit

Gjermania ka raportuar 289 infeksione të reja nga koronavirusi dhe dhjetë vdekje në 24 orët e fundit.

Nga të gjitha rastet e Gjermanisë, 52% ishin femra dhe 48% ishin meshkuj. Vetëm 2% ishin fëmijë nën 10 vjeç.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins në Gjermani që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 180 mijë e 328 persona të prekur nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i viktimave në Gjermani është  8283 vdekje dhe 160 mijë e 281 persona janë shëruar.

Ora 09:10
Covid-Franca u bën thirrje qytetarëve t'i kalojnë pushimet verore brenda vendit

Qeveria franceze, nuk dëshiron që këtë verë, qytetarët e saj, të udhëtojnë jashtë vendit dhe u rekomandon atyre që të kalojnë pushimet në Francë, tha ministrja franceze e Mjedisit, Elisabeth Borne.

Në fillim të këtij muaji, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se ka të ngjarë që francezët nuk do të munden të udhëtojnë këtë verë, madje, sipas tij, edhe udhëtimet brenda Evropës, mund të kufizohen, për të zvogëluar rrezikun e një vale të dytë të epidemisë së koronavirusit.

Ministrja Borne, në një intervistë për radion France Inter, gjithashtu tha se javën e ardhshme qeveria do të vendosë për lehtësimin e rregullave për udhëtimet brenda Francës.

Francezët aktualisht nuk mund të udhëtojnë më shumë se 100 kilometra larg shtëpisë.

Ajo tha se parqet e Parisit do të qëndrojnë të mbyllura, pasi kryeqyteti akoma hyn në kategorinë e një "zone të kuqe" të rrezikshmërisë nga koronavirusi.

Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, i ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur qeverisë që të rihapë parqet, pasi banorët, të cilët kryesisht jetojnë në apartamente pa kopshte, kanë tendencë të mblidhen rreth parqeve të mbyllura, ku është e vështirë të respektohen rregullat e distancës fizike.

Ora 08:55
Covid, bie numri i viktimave në SHBA, regjistrohen 638 vdekje në 24 orët e fundit

SHBA numri i vdekjeve të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit është ulur më pak se 1000, saktësisht 638 sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Në vend totali i të prekurve nga Covid është 1.643 500 për një total viktimash prej 97 722.

SHBA ka vendosur pezullimin e hyrjeve në vend për jo-amerikanët që vijnë nga Brazili. 

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se  "Presidenti Trump ka vendosur të mbrojë vendin duke pezulluar hyrjen e të huajve që kanë qenë në Brazil në 14 ditët e fundit para mbërritjes së tyre në Shtetet e Bashkuara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër