Agjencia e Shëndetit Publik në Suedi bën me dije se numri i viktimave nga pandemia e koronavirusit në vend ka shkuar mbi 3000 duke parakaluar kështu të gjitha vendet e tjera fqinje nordike.
Në 24 orët e fundit në Suedi 99 persona humbën betejën përballë pandemisë së koronavirusit duke e çuar bilancin e viktimave në 3040.
Suedia ka mbajtur një qëndrim me masa shumë më të lehta kundër Covid-19 krahasuar me vendet e tjera evropiane.
Ndërsa shumica e Evropës vendosi kufizime të mëdha në jetën publike për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Suedia u dallua për të kundërtën.
Ajo nuk hyri në bllokim dhe nuk imponoi politika të rrepta për distancim social. Përkundrazi, mobilizoi popullsinë, duke u bazuar tek besimi që ka tek qytetarët e saj. Këshilloi të moshuarit të shmangin kontaktin shoqëror dhe rekomandoi që njerëzit të punojnë nga shtëpia, të lajnë duart rregullisht dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme. Gjithashtu shkollat për fëmijët nën-16 vjeç mbeten të hapura, ashtu si dhe shumë biznese, përfshirë restorante dhe bare.
'Arkitekti i strategjisë', Anders Tegnell, një epidemiolog në Agjencinë e Shëndetit Publik të Suedisë, tha se kjo që po ndodh është e mbivlerësuar. “Kjo- tha ai- nuk është një sëmundje që mund të ndalet ose zhduket, të paktën deri sa të prodhohet një vaksinë dhe se “Mbyllja e kufijve është qesharake, sepse COVID-19 është në çdo vend europian tani".
Lajmi kryesor:
Në Itali 274 viktima dhe 3030 të shëruar…Greqia e Kroacia drejt hapjes së kufijve me protokolle! Shkalla e vdekshmërisë nga COVID-i mes 0.5 e 3.4%
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.6%
-
Jo
52.3%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 1748
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore
25 Nëntor, 14:28
-
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës
24 Nëntor, 22:57
-
SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë
24 Nëntor, 19:16
-
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e Trump
24 Nëntor, 17:30
-
'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë
24 Nëntor, 08:37
-
Lufta në Ukrainë/ Media: Moska po rekruton Jemenas për të luftuar në Kiev
24 Nëntor, 08:24
-
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
23 Nëntor, 21:12
-
Ministri Vengu takime me zyrtarë të lartë në SHBA: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë globale
23 Nëntor, 19:32
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27