Covid/ Regjistrohen 2729 viktima në Indi, Brazil dhe Meksikë

Covid/ Regjistrohen 2729 viktima në Indi, Brazil dhe Meksikë

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.247 vdekje, në Brazil 858, ndërsa në Meksikë 624.

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë thuhet se me 1.247 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 85.619.

Indi, në 24 orët e fundit janë shënuar 93.337 raste të reja. Në vendin ku prej fillimit të shtatorit janë shënuar raste ditore rekord njëra pas tjetrës, numri i rasteve ka rritur në 5.308.015.

Në Indinë, popullsia e së cilës tejkalon 1.3 miliardë banorë, numri i të shëruarve ka arritur në 4.208.431.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe në vendin e tretë sa i përket numrit të viktimave.

Brazil

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 39.797 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 4.495.183 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 135.793 me 858 vdekje të reja.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 3.789.139.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili pas SHBA-së dhe Indisë radhitet i treti në botë përsa i përket numrit të rasteve.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 624 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 72.803. Ndërkaq, me 4.841 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 688.954.

Deri më tani, në vend janë shëruar 492.192 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.


Lajmi kryesor:

Covid/ Në Itali regjistrohen 24 vdekje dhe 1638 raste infeksioni! Kufizime për 850 mijë banorë në Madrid...Kryeministri britanik: E pashmangshme vala e dytë


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend