Vazhdon drama nga infeksioni i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë tre persona nga koronavirusi dhe janë zbuluar 163 raste të reja.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 arriti në 5 758, numri i të shëruarve në 2 206, ndërsa numri i viktimave në 268.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 3 284.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë raportuar 40 persona të shëruar nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1 074 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri tani kap shifrën 56 809.