Covid, regjistrohen 5 viktima dhe 120 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

Covid, regjistrohen 5 viktima dhe 120 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi sot se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 5 viktima dhe 120 raste të reja infeksioni nga Covid.

Me këto shifra, numri total i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është rritur në 351 kurse numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 7244 raste.

Tri nga viktimat e fundit janë nga Shkupi, ndërsa nga një është regjistruar në Kumanovë dhe Strugë.

Për dallim nga ditët e tjera, numri i të shëruarve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut sot arriti në 125 për një total prej 3324.

Për momentin në territorin e Maqedonisë së Veriut janë 3569 raste aktive me Covid-19.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 të tjerë nën hetim

Korçë/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 të tjerë nën hetim