Covid/ Rekord i ri në Francë, 5500 infeksione brenda një dite! Më shumë se 1500 në Gjermani, mbyllen shkolla dhe stadiume

Covid/ Rekord i ri në Francë, 5500 infeksione brenda një dite! Më shumë se 1500 në Gjermani, mbyllen shkolla dhe stadiume

Shifrat e pandemisë Covid që vijnë nga Franca dhe Gjermania vazhdojnë të jenë alarmante. Rekordi i ri francez, ku numri i rasteve të reja pozitive arriti në 5,429 në 24 orët e fundit, nuk është parë që nga mesi i prillit. Kjo është ajo që mësohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë, e cila megjithatë nuk ka azhurnuar numrin e vdekjeve për shkak të një "problemi kompjuterik" që ka prekur sistemin e numërimit.

Kryeministri Jean Castex u bëri thirrje francezëve që të "jenë përgjegjës" përballë ringjalljes së epidemisë. "Asnjëherë nuk kam menduar që shteti mund të bëjë gjithçka, ai ka pjesën e tij të përgjegjësisë, por të gjithë duhet të ndjehen të shqetësuar për luftën kundër epidemisë," tha Jean Castex për France Inter. Kryeministri gjithashtu u shpreh se do të bëjë "gjithçka" për të "shmangur një bllokim të ri total" në Francë.

Situata në Gjermani

Në Gjermani, totali i të identifikuarve me Covid është pothuajse 238,000 që nga fillimi i pandemisë Covid-19 teksa vazhdon debate midis qeverisë federale dhe Landeve për masat që duhen marrë për të përmirësuar përhapjen e sëmundjes.

Merkel në favor të gjobitjes së atyre që nuk e përdorin maskën

Kancelarja Angela Merkel është në favor të vendosjes së një gjobe prej 50 euro për ata që nuk vendosin maskë në ambiente të mbyllura si në supermarket dhe transportin publik, ku dhe është e detyrueshme.

Ndalohet hyrja në stadiume

Pas mbylljes së shkollave, Gjermania po përgatitet të zgjasë ndalimin e hyrjes në stadiume deri në fund të vitit. Disa përjashtime do të parashikohen për rajone ku normat e infeksionit është në rënie të fortë. Në Gjermani, infeksionet u rritën në 237.936 që nga 26 gusht, me një rritje prej 1.507 raste në 24 orët e fundit. Që nga fillimi i pandemisë, 9.228 njerëz kanë vdekur në vend nga Covid-19.

Shkollat ​​e mbyllura

Në Gjermani tashmë janë mbyllur mbi njëqind shkolla. Aktualisht, rreth 350 mësues dhe 6 mijë nxënës ndodhen në karantinë, pasi numri i infeksioneve në klasa ishte vazhdimisht në rritje dhe vlerësohet në rreth 500 të infektuar.


Lajmi kryesor:

Në Itali regjistrohen 1411 raste të reja Covid! Rekord i ri në Francë, 5500 infeksione në një ditë... Bota tejkalon pragun e 24 milionë të prekurve


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi

Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi