Ministria e Shëndetësisë në Kosovë raportoi sot se gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan 239 raste të reja infeksioni koronavirusi.

Sipas deklarimeve, numri i përgjithshëm i personave të identifikuar pozitiv, që prej fillimit të pandemisë është rritur në 7.652

Gjithashtu autoritetet thanë se janë regjistruar edhe 7 viktima, për një total prej 192 vdekjesh. Gjithashtu në vend janë shëruar në total edhe 4.129 pacientë

Dje Kosova regjistroi 276 raste të reja të identifikuar me infeksionin e koronavirusit.

Pandemia Covid në Serbi

Serbia regjistroi ditën e sotme 379 raste të reja të identifikuar me infeksionin e Covid.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve, që nga fillimi i pandemisë është rritur në 24 520.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit u raportuan edhe 8 viktima për një total prej 551 vdekje prej Covid-19.