Covid, Republika Çeke lehtëson masat e izolimit nga koronavirusi

Covid, Republika Çeke lehtëson masat e izolimit nga koronavirusi

Republika Çeke njoftoi se do të lehtësojë masat kundër koronavirusit, pasi numri i të infektuarve në këtë vend mbetet ndër më të ulëtit në Evropë.

Nga data 25 maj, autoritetet thanë se do të lejojnë tubime deri në 300 vetë.

Nga kjo datë do të hapen edhe restorantet, tha ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech.

Qendrat tregtare, kinematë, parukeritë dhe terracat e restoranteve janë hapur të hënën, pas gati dy muajsh të mbyllura.

Çekia, vend me 10.7 milionë banorë, ka konfirmuar 8,352 raste me koronavirus dhe 293 viktima.

“Nëse situata epidemiologjike mbetet e favorshme, kufiri i tubimit të njerëzve do të rritet në 500 vetë më 8 qershor dhe në 1,000 vetë më 22 qershor”, tha Vojtech.

Lehtësime të tjera të masave të izolimit do të ndërmerren nëse numri i të infektuarve me koronavirus mbetet nën 100 brenda ditës, tha epidemiologu çek, Rastislav Madar, pjesë e një ekipi zyrtar të këshillimit.

Vizitat në spitale do të rifillojnë gjithashtu më 25 maj, megjithëse distanca fizike do të mbetet në fuqi.


Lajmi kryesor:

Covid-19, në Itali regjistrohen 242 viktima! Donald Trump: Vaksina gati deri në fund të vitit...Në botë 4.5 milionë raste infeksioni nga koronavirusi


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Punëtori ra në makinerinë e inerteve dhe humbi jetën, arrestohet një nga bashkëpronarët! Hoqi edhe DVR e kamerës, 2 ende në kërkim (EMRI)

Kurbin/ Punëtori ra në makinerinë e inerteve dhe humbi jetën, arrestohet një nga bashkëpronarët! Hoqi edhe DVR e kamerës, 2 ende në kërkim (EMRI)