Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar sot 33 persona të infektuar me koronavirus nga 332 testet e realizuara, që paraqet shifrën më të lartë që nga 25 prilli kur kishte 41 raste.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 11 të infektuar në Shkup, 9 në Veles, 5 në Prilep, nga 2 në Kumanovë dhe Tetovë dhe nga 1 në Shtip dhe Kriva Pallankë.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë thirrje për respektimin e plotë të masave, mbajtjen e maskave si dhe ruajtjen e distancës fizike, si dy nga kriteret kryesore për parandalimin e përhapjes së virusin ndërsa ka njoftuar se të premten dhe të shtunën do të vendoset për masat tjera.
Ndërkohë, sa i përket të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 22 persona që kanë fituar betejën me COVID-19, numri më i madh i tyre është në Kumanovë dhe Prilep.
Gjithashtu, është regjistruar edhe një viktimë. Një burrë i moshës 70 vjeçe nga qyteti i Velesit ka ndërruar jetë rrugë për në qendrën infektive në Shkup.
Sipas të dhënave të reja, numri i përgjithshëm i pasojave nga COVID-19 është si vijon: 1572 të infektuar, prej tyre 1079 të shëruar, 89 të vdekur dhe 404 ende aktiv me koronavirus.
Në Maqedoninë e Veriut që nga paraqitja e rastit të parë me koronavirus në 26 shkurt, janë realizuar 18,168 teste.
Komente










