Covid/ Rumania regjistron 23 viktima në 24 orë! 714 raste të reja në Malin e Zi

Covid/ Rumania regjistron 23 viktima në 24 orë! 714 raste të reja në Malin e Zi

Pandemia e shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit vazhdon të mbajë të mbërthyer Rumaninë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 808 raste të reja të prekur nga Covid, dhe 23 viktima, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë është rritur në 4458, kurse totali i infeksioneve ka shkuar në 113 589

Kroacia ka raportuar për 70 raste të reja infeksioni dhe 5 viktima Covid.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve që prej fillimit të pandemisë është rritur në 14992 kurse totali i vdekjeve 253. Gjithashtu janë shëruar edhe 12 753 pacientë

Mali Zi raportoi dje për 714 raste pozitive dhe 2 viktima Covid, për një total prej 8612 të prekurish nga infeksioni dhe 136 vdekje që prej fillimit të pandemisë.

Sllovenia ka raportuar sot për 80 raste të reja infeksioni dhe 0 viktima. Totali i të prekurve është rritur në 4470 kurse vdekjet raportohet të jenë 142

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare