Në Itali regjistrohen 1616 raste të reja dhe 10 viktima! Izraeli drejt mbylljes totale për dy javë…80 viktima Covid në Francë

Në Itali regjistrohen 1616 raste të reja dhe 10 viktima! Izraeli drejt mbylljes totale për dy javë…80 viktima Covid në Francë

Në 24 orët e fundit në Rusi janë regjistruar 5,504 raste të reja me Covid-19 dhe 102 persona kanë vdekur nga sëmundja.

Qendra kombëtare e operacioneve antikoronavirus raporton se numri i përgjithshëm i personave të identifikuar pozitivë është rritur në 1,051,874 kurse totali i viktimavë ka shkuar në 18,365.

Rastet e Covid-19 vazhdojnë të rriten në Ukrainë.

Në 24 orët e fundit ka patur 3.144 infeksione të reja, numri më i lartë i raportuar në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë.

Rastet e konstatuara deri më tani në ish-republikën Sovjetike janë gjithsej 148.756.

Sipas të dhënave zyrtare, vdekjet e shkaktuara nga virusi Sars-Cov-2 janë gjithsej 3,076, nga të cilat 53 gjatë ditës së fundit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:14
Covid/ Franca regjistron 9406 raste të reja dhe 80 viktima! 42 departamente shpallen “Zona të Kuqe”

Franca ka regjistruar sot 9406 raste të reja infeksioni Covid dhe 80 viktima.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i të identifikuave pozitivë me Covid është rriturr në 363 350 kurse totali i viktimave ka shkuar në 30 893

Kryeministri francez, Jean Castex, duke paraqitur dispozitat e reja kundër koronavirusit në Paris, tha se në 42 departamente është shpallur gjendja e alarmit të kuq, pasi aty virusi po qarkullon në mënyrë aktive.

Kryeministri tha gjithashtu se u kishte kërkuar prefektëve të përfshirë të zonat e kuqe të shpallnin "masa të reja plotësuese deri të hënën", për të tentuar frenimin e koronavirusit

Gjithashtu autoritetet shëndetësore vendosën të reduktojnw në 7 ditë kohën e karantinimit

Dje Presidenti Macron tha se në ditët në vazhdim do të ndërmerren vendime të vështira për të përballuar situatën e emrgjencës shëndetësore dhe frenuar përhapjen e virusit, por nuk është momenti për të krijuar panik.

Jean-François Delfraissy, president i Këshillit Shkencor për emergjencën shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi tha se niveli e epidemisë Covid-19 në Francë është "shqetësuese", veçanërisht në rajonin Provence-Alpes-Côte d'Azur.

Britania e Madhe regjistroi gjatë 24 orëve të fundit 3539 raste të reja infeksioni dhe 6 viktima.

Totali i të prekurve nga Covid është 361 677 kurse numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë është 41 614

Ora 17:23
Rriten rastet e reja Covid/ Austria fuqizon masat kundër pandemisë

Austria ka fuqizuar masat kundër pandemisë, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha se duke nisur nga data 14 shtator, mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme në të gjitha dyqanet dhe ndërtesat publike. Sipas rregullave të reja, maskat gjithashtu do të jenë të detyrueshme në korridoret e shkollës, por jo në klasa.

Mbajtja e maskave deri më tani ka qenë e detyrueshme në transportin publik dhe në dyqanet "thelbësore", të tilla si supermarketet dhe zyra postare.

Kurz gjithashtu njoftoi rregulla të reja për tubimet publike, të cilat kufizohen në 50 në ambiente të mbyllura dhe 100 në ambiente të hapura

Për organizimet me spektatorë do të lejohet tubimi i 1.500 personave brenda dhe 3.000 jashtë.

"Situata po bëhet sërish serioze. Shifrat kanë vazhduar të rriten javët e fundit", tha kancelari Kurz, në një konference për media.

Deri më tani, Austria ka raportuar pothuajse 32.000 raste me koronavirus dhe 750 vdekje, raporton BBC.

Ora 17:19
Rriten rastet Covid në Itali/ Regjistrohen 1616 të infektuar dhe 10 viktima në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 10 viktima nga koronavirusi (edhe dje ishin 10).

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35 597 

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1616 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1597) për një total prej 284.796 të prekurish nga Covid.

Gjithashtu pati edhe 547 të shëruar, për një total prej 212 432 raste pacientësh.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 4 viktima dhe 245 raste të reja pozitiv.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në rajon ka shkuar në 16 896 kurse totali i rasteve pozitive është rritur në 102 793 që prej fillimit të pandemisë.

Ora 16:00
SHBA regjistron 191 mijë viktima! Studimi: Koronavirusi po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë amerikanë

Sipas një studimi nga Universiteti i Harvardit, botuar në faqen e internetit të revistës mjekësore “JAMA”, koronavirusi po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë e moshës 18 deri në 34 vjeç në SHBA.

Në studim morën pjesë mbi 3 mijë të rinj dhe sipas ekspertëve 21% u dërguan në kujdes intensiv; 10% në ventilim mekanik dhe 2.7% vdiqën.

Pacientët me mbipeshë dhe të sëmurë me hipertension apo diabet ishin më të rrezikuarit. Të rinjtë me ngjyrë dhe hispanikë përbënin më shumë se gjysmën e pacientëve që kërkuan shtrimin në spital.

Një studim nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i bërë me pacientët simptomatik nga 11 institucione shëndetësore në SHBA, zbuloi se njerëzit që kishin rezultuar pozitivë me COVID-19 kishin dy herë më shumë të ngjarë të kishin konsumuar kohë në restorante dhe festa.

Universiteti “Johns Hopkins” raportoi se në botë ka më shumë se 28 milionë raste me COVID-19 dhe më shumë se 900 mijë vdekje.

SHBA është në vend të parë për numrin e infeksioneve me pothuajse 6,4 milionë raste dhe më shumë se 191 mijë vdekje.

Ora 15:34
Covid/ Izraeli, vendi i parë në botë drejt mbylljes totale për dy javë

Fundjava e ardhshme supozohej të ishte festa e Vitit të Ri hebre për izraelitët. Në vend të kësaj, nga nesër, Izraeli do të bëhet vendi i parë në botë që imponon një mbyllje të dytë totale në përpjekje për të ngadalësuar epideminë e shkaktuar nga Covid, teksa rastet e raja kanë tejkaluar 4,000 njësi për dy ditë me radhë kurse vdekjet janë mbi 500.

Qeveria ka vendosur masën e bllokadës totale për dy javë, që përkon me festat më të rëndësishme në kalendarin hebre.

Shkollat ​​dhe të gjitha bizneset duhet të mbyllen (përveç supermarketeve dhe farmacive), restorantet mund të qëndrojnë të hapura me orar të reduktuar, lëvizjet  kufizohen në 500 metra larg nga shtëpia.

Pas kësaj faze të parë, janë planifikuar edhe dy të tjera, me kufizime në varësi të trendit të infeksioneve.

Data e zgjedhur (e premtja e ardhshme) për fillimin e bllokadës është kritikuar nga opozita, e cila e konsideron të dështuar menaxhimin që Kryeministri Netanjau i ka bërë emergjencës shëndetësore

Ora 14:35
Rekord në Indi/ Regjistrohen më shumë se 96 mijë raste të reja! OKB: Duhen 15 miliardë dollarë për të luftuar Covid-19

Në Indi, gjatë 24 orëve të fundit janëe regjistruar 96,551 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të njerëzve të infektuar në 4,562,414.

Ky është numri më i lartë i infeksioneve të regjistruara në 24 orë në një shtet të vetëm që nga fillimi i pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë e Nju Delhit ka raportuar edhe për 1209 vdekje që e rrisin totalin e viktimave në 76,271 kurse numri i përgjithshëm i të prekurve që prej fillimit të emergjencës shëndetësore është mbi 6.39 milionë.

OKB: "Nevojiten 15 miliardë dollarë për të luftuar Covid-19"

Duhet një "hap i madh" në financim - 15 miliardë dollarë brenda tre muajve - për të rritur shanset për të gjetur një kurë për koronavirusin  dhe për ta bërë botën të "përparojë përsëri", tha sekretari i përgjithshëm i KB Antonio. Guterres

"Pa një infuzion prej 15 miliardë dollarësh brenda tre muajve dhe duke filluar menjëherë, ne do të humbisnim mundësinë" për të përshpejtuar luftën kundër pandemisë dhe për t'u dhënë të gjitha vendeve mjetet për ta luftuar atë, paralajmëroi Guterres.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë