
Rusia ka dokumentuar 10.028 raste të reja infeksioni nga koronavirusi në 24 orët e kaluara duke e rritur numrin e përgjithshëm të të prekurve nga Covid në 242,271.
Sipas Qendrës së Menaxhimit të Krizës, rritja ditore e infeksioneve në ra në 4.3% nga 4.9% një ditë më parë.
Zyrtarët vunë në dukje se 4,461 nga pacientët e diagnostikuar rishtazi (44.5%) nuk kishin simptoma të sëmundjes.
Në 24 orët e fundit u regjistruan gjithashtu 96 viktima për një total prej 2212.
Dje, Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin u deklarua se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus dhe tani është në spital, duke u trajtuar për sëmundjen Covid-19, që shkakton ky virus.
Peskov është i fundit zyrtar i lartë që infektohet me këtë virus në Rusi, i cili ka prekur edhe kryeministrin rus, Mikhail Mishustin, ministren e Kulturës, Olga Lyubimova dhe ministrin e Infrastrukturës, Vladimir Yakushev.
Ky njoftim ardhi një ditë pasi Putin deklaroi se Rusia është treguar e suksesshme në uljen e shkallës së infektimit me koronavirus, andaj ka bërë të ditura disa lehtësime të kufizimeve, të cilat janë marrë me qëllim të luftimit të kësaj sëmundjeje.
Lajmi kryesor:
195 viktima në Itali! 4 milionë raste infeksioni nga COVID-i në botë! Anthony Fauci: Në SHBA më shumë viktima se shifrat zyrtare










