COVID/ SHBA merr vendimin për vaksinimin me dozë të tretë, Biden: Do të injektohet 8 muaj pas dozës së dytë

COVID/ SHBA merr vendimin për vaksinimin me dozë të tretë, Biden: Do të injektohet 8 muaj pas dozës së dytë

Presidenti i SHBA, Joe Biden

SHBA ka marrë sot vendimin për të vaksinuar me një dozë të tretë përforcuese, për të siguruar mbrojtje më të plotë kundër koronavirusit.

SHBA ka vaksinuar pak më shumë se gjysmën e popullsisë deri më tani, ndërsa tashmë 8 muaj pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës, qytetarët amerikanë do të vaksinohen edhe me një dozë të tretë.

Sikurse edhe dy dozat e para, edhe doza e tretë e vaksinës kundër COVID do të jetë falas për qytetarët amerikanë.

"Tetë muaj pas dozës së dytë duhet marrë një dozë përforcuese. Ato do të jenë falas dhe mund të merren në cilëndo nga rreth 80,000 pikat e vaksinimit në shkallë vendi. Do të jetë e lehtë", tha Presidenti i SHBA, Joe Biden.

Vendimi për vaksinimin me një dozë të tretë ka nxitur jo pak kritika nga OBSH, të cilët kanë bërë thirrje që një gjë e tillë të mos aplikohet në një kohë kur pjesa më e madhe e botës është ende duke luftuar për të marrë dozë e parë të vaksinës.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak