Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i personave të identifikuar të prekur nga infeksioni i koronavirusit është rritur në 25 milionë e 800 mijë.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar në total 857 000 vdekje.
Grafikun e emergjencës shëndetësore e udhëheqin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të ndjekura nga Brazili, India dhe më pas Rusia
Shtetet e Bashkuara kanë më shumë se 6 milionë raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 184,650 vdekje.
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, në 24 orët e fundit ka patur
42,939 infeksione në 24 orë dhe kanë humbur jetën prej Covid 1,090 persona, dyfishi i numrit të viktimave të 24 orëve të mëparshme, kur ishin 465.
Gjithashtu në Argjentinë, u regjistruan brenda 24 orëve 10,504 infeksione të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 428,239. Gjithashtu pati edhe 259 viktima në 24 orë, duke e rritur shifrën totale në vendin e Amerikës Latine në 8919.
Brazili i është afruar prekjes së barrierës së 4 milion infeksioneve me koronavirus. Kjo u deklarua nga Ministria Braziliane e Shëndetësisë, duke specifikuar se brenda 24 orëve janë raportuar 42,659 infeksione të reja në vend. Numri zyrtar i vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 është rritur në 122.596.
Në Meksikë, ministria e shëndetësisë raportoi 6,476 raste të reja të konfirmuara të infeksioneve me koronavirus dhe 827 vdekje, duke e çuar totalin në vend në 606,036 raste dhe 65,241 viktima. Qeveria tha se numri real i njerëzve të infektuar ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë se në rastet e konfirmuara.
Kina, për 17 ditë vetëm infeksione nga jashtë
Kina ka regjistruar sot 8 raste të infeksioneve të koronavirusit, por është dita e shtatëmbëdhjetë radhazi në të cilën nuk ka infeksione lokale në gjigantin aziatik. Kjo është ajo që komunikoi Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës, i cili as nuk ka njoftuar vdekje të reja: numri i përgjithshëm i viktimave mbetet 4,634 dhe rastet totale që nga fillimi i pandemisë janë 85,066.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 6 viktima nga koronavirusi,(dje ishin 8).
Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35 497.
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1326 raste të reja pozitiv,( dje ishin 978) për një total prej 271 518 të prekurish nga Covid.
Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 237 raste të reja pozitiv.
Që prej fillimit të pandemisë në Rajon totali i vdekjeve është 16.869, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në mbi 100 mijë kurse të shëruarit numërohen në mbi 75 mijë.
Për profesorin Graziano Onder nga Instituti i Lartë i Shëndetit dhe shefi i departamentit të sëmundjeve kardiovaskulare, Italia për sa i përket numrave është rikthyer në kohën e para emergjencës shëndetësore.
"Midis marsit dhe prillit në qendrat e mëdha urbane kishte shifra shumë të larta të vdekshmërisë, në Bergamo 500% më shumë. Tani është normale që tendenca e vdekshmërisë është ulur në mënyrë drastike".