Covid/ Italia regjistron 996 raste të reja dhe 6 viktima! SHBA-ja tejkalon 6 milionë të prekur nga infeksioni, gati sa një e katërta e totalit në botë

Covid/ Italia regjistron 996 raste të reja dhe 6 viktima! SHBA-ja tejkalon 6 milionë të prekur nga infeksioni, gati sa një e katërta e totalit në botë

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm personave të identifikuar të prekur nga infeksioni i koronavirusit është rritur në 25 milionë e 222 mijë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar në total 846 400 vdekje.

Koordinatorja për reagimin ndaj koronavirusit pranë Shtëpisë së Bardhë, Dr Deborah Birx deklaroi se amerikanët nuk duhet ti mbajnë shpresat te vaksina por duhet të ndalojmë përhapjen e Covid duke mbajtur maska, duke ruajtur distancën fizike dhe duke shmangur tubimet

"Bëni gjënë e duhur sot," tha Dr Deborah Birx. "Sepse nëse bëjmë gjënë e duhur sot, ne hyjmë në vjeshtë me shumë më pak raste."

Grafikun e emergjencës shëndetësore e udhëheqin Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 183 mijë vdekje dhe mbi 6 milionë raste infeksioni, të ndjekura nga Brazili, i cili është në pragun e 4 milionë rasteve të koronavirusit dhe 121 mijë viktima, India me më shumë se 3.6 milionë të prekur dhe 64500 vdekje dhe më pas Rusia, e cila ka afro 1 milion të identifikuar pozitiv dhe mbi 17 mijë viktima.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:01
Ulen rastet e reja Covid në Itali/ Regjistrohen 996 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 6 viktima nga koronavirusi,(dje ishin 4) për një total prej 35 483 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 996 raste të reja pozitiv,( dje ishin 1365) për një total prej 269 214 të prekurish nga Covid.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 135  raste të reja pozitiv.

Që prej fillimit të pandemisë në Rajon totali i vdekjeve është 16 865 kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në rreth 100 mijë   

Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, të cilat në gusht filluan të tejkalojnë një mijë raste të reja infeksioni në ditë, duket se e kanë ende nën kontroll situatën.

Këto tri vende kanë patur pak më shumë se 20 infeksione të reja për 100 mijë banorë në dy javët e fundit, shumë poshtë mesatares europiane për të njëjtën periudhë ( mesataja europiane është rritur nga 38 në 46 sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve).

Ora 12:47
Venezuela ‘i kthen borxhin’ Rusisë, Maduro kërkon vullnetar për të testuar vaksinë e Moskës

Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro ka njoftuar se do të kërkojë vullnetarë për të testuar vaksinën Covid-19 të zhvilluar nga Rusia.

Rusia ishte vendi i parë që regjistroi zyrtarisht më 11 gusht një vaksinë kundër koronavirusit, por imunologët kanë ngritur shqetësime në lidhje me shpejtësinë me të cilën është zhvilluar ajo dhe nëse i është nënshtruar testimit të nevojshëm.

Qeveria e Venezuelës, e cila ka marrë miliarda dollarë kredi nga Rusia për të mbështetur ekonominë e saj, tha se është e gatshme të marrë pjesë në provat klinike.

"Në ditët në vijim, ne do të kërkojmë vullnetarë që të vaksinohen," njoftoi Presidenti Maduro, ndërsa gjithashtu tha se nga e marta do të nisin disa masa bllokuese dhe kufizime të hyrjes në vend, për të frenuar përhapjen e virusit.

Venezuela ka më pak se 50,000 raste të regjistruara të koronavirusit dhe 381 vdekje, një numër shumë më i ulët se vendet e tjera në rajon. Por ekspertët e shëndetit thonë se shifra e vërtetë mund të jetë shumë më e lartë pasi shumë venezuelianë nuk testohen nga frika e stigmatizimit

Ora 12:30
Covid/Franca regjistron më shumë se 5000 raste të reja infeksioni! Parisi vë në dispozicion të qytetarëve teste falas

Në Kontinentin Europian, pas rekordit të para tre ditëve me 7300 të prekur në një ditë, Franca regjistroi në 24 orët e kaluara 5413 raste të reja infeksioni dhe 4 viktima.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopikns, numri i përgjithshëm i të identifikuarve pozitiv që prej fillimit të pandemisë është rritur në 277 943 kurse totali i vdekjeve është rritur në 30 606.

Teksa në Francë po flitet se vendi mund të futet sërish në izolim dhe si shumica e vendeve të Unionit Europian, Parisi i është rikthyer detyrimit për mbajtjen e maskës kurse në Marsejë, baret dhe restorantet mbyllen nga ora 23 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit. 

Sipas ‘Reuters’, Komuna lokale e Parisit tha të hënën se do të kërkonte të vinte në dispozicion testimin falas për COVID-19 në të 20 rrethet e kryeqytetit (arrondissements). Zyra e kryebashkiakut të Parisit shtoi në një deklaratë se nga e hëna e tutje, do të ngrihen tre laboratorë të përhershëm për të kryer testet falas të COVID-19, si dhe dy laboratorë të tjerë të lëvizshëm që do të shkonin rreth kryeqytetit.

Autoritete e shëndetësisë në Gjermani raportuan për 267 raste të reja të identifikuar me Covid në 24 orët e kaluara.

Deri tani, totali i pozitivëve në vend është rritur në 243 092 kurse numri i përgjithshëm i viktimave që prej fillimit të pandemisë është 9363, për një total të shëruarish prej më shumë se 217 mijë

Ora 11:30
Covid/ Më shumë se 1700 raste të reja në Britaninë e Madhe! Rusia regjistron 5000 pozitiv dhe 83 viktima në 24 orë

Mbretëria e Bashkuar në 24 orët e fundit regjistroi 1.715 raste të reja të koronavirusit dhe një tjetër vdekje. Sipas BBC, ky është numri më i lartë i infeksioneve ditore që nga 4 qershori.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, numri i përgjithshëm i infeksioneve në vend është rritur në 336.670, përfshirë 41.586 vdekje.

Në Rusi në 24 orët e fundit janë regjistruar rreth 5000 raste të reja të infeksionit vdekjeve dhe 83 vdekje të shkaktuara nga sëmundja.

Sipas të dhënave nga Qendra e operacioneve antikoronavirus, që nga fillimi i epidemisë, zyrtarisht, ka pasur 995,319 infeksione dhe 17,176 vdekje.

Në Ukrainë në 24 orët e fundit janë regjistruar 2.141 raste të reja të Covid-19 dhe 30 njerëz kanë vdekur nga sëmundja. Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Maksim Stepanov, që nga fillimi i epidemisë ka patur 121,215 infeksione dhe 2,557 vdekje të shkaktuara nga Covid-19.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë