Covid/ Situatë alarmante në shumë vende të BE-së! Franca dhe Britania e Madhe me mbi 10 mijë raste në 24 orët e fundit

Covid/ Situatë alarmante në shumë vende të BE-së! Franca dhe Britania e Madhe me mbi 10 mijë raste në 24 orët e fundit

Situata e Covid është alarmante në shumë vende të BE-së, ku Britania e Madhe dhe Franca kanë regjistruar të dyja mbi 10 mijë raste në 24 orët e fundit.

Francë, kujdes intensiv nën presion

Në Francë pati 10.489 infeksione të reja me 66 vdekje. Shqetësim mbetet numri i shtretërve të zënë në kujdesin intensiv nga pacientët me Covid. Në veçanti, në Paris përqindja e pacientëve me Covid në reanimacion tejkaloi 40%.

Rekord në Mbretërinë e Bashkuar: 14,500 pozitive të reja

Situatë po aq shqetësuese është edhe në Britani, e cila po ndeshet me një tjetër goditje përsa i përket rasteve të reja: 14,542 në 24 orët e fundit, me një total prej 530,113 të prekur që prej fillimit të pandemisë dhe 42,369 vdekje Covid.

Belgjika, alarmi i Kryeministrit: Situata e rëndë

Numrat e infeksionit po rriten edhe në Belgjikë ku, sipas Kryeministrit Alexander De Croo, janë rritur gjithashtu edhe shtrimet në spital dhe vdekjet. Në disa spitale situata është kritike. Për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të shmangur një bllokim të ri, nga e premtja hyjnë në fuqi masa të reja kufizuese për grupimet në ambiente të jashtme dhe të brendshme.

Gjermania ka shënuar një rekord të ri për rastet me koronavirus brenda një dite krahasuar me gjysmën e dytë të prillit. Sipas institutit ”Robert Koch” (RKI), në 24 orët e kaluara u regjistruan 2 828 raste.

Në kulmin e pandemisë në fund të marsit dhe në fillim të prillit, Gjermania numëronte më shumë se 6 000 raste të reja në ditë. Vendi ka shënuar një numër rekord të lartë ditor për periudhën pas pikut të prillit. Shifrat e fundit të lëshuara të mërkurën treguan se 16 persona të tjerë vdiqën prej virusit duke e çuar numrin e të vdekurve në 9 562.

”Numri i pacientëve me Covid-19 që i nënshtrohen trajtimit të kujdesit intensiv është rritur në 449”, sipas RKI, ku një javë më parë ishte 352 persona.


Lajmi kryesor:

Në Itali regjistrohen 31 viktima dhe 3678 raste të reja! Bota tejkalon 36 milionë të prekur nga Covid


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi