"Shtetet e Bashkuara do të kenë vaksinën brenda disa javësh"
Kështu deklaroi presidenti amerikan Donald Trump gjatë një interviste për Fox, por sipas disa analistëve, ‘këto mund të jenë lëvizje të studiuara në pritje të votimit të nëntorit’.
"Ne do ta kemi vaksinën shumë shpejt, ndoshta për 4 deri 8 javë” – tha Trump
"Unë nuk e bëj këtë deklaratë për arsye politike por jam I bindur se vaksina do të jetë gati shumë shpejt. Dhe sa më shpejt që të vihet në dispozicion, theksoi ai, qeveria do të jetë e gatshme ta shpërndajë atë menjëherë".
Për Gjermaninë, megjithatë, vaksina do të jetë në dispozicion për shumë njerëz në mes të vitit të ardhshëm.
Kjo u deklarua nga Ministrja e Arsimit dhe Kërkimit Anja Karliczek, duke nënvizuar aspektin e sigurisë së antidodit.
Kurse Ministri i Shëndetësisë Spahn nga ana e tij theksoi se "do të ketë një vaksinim vullnetar dhe jo të detyrueshëm" dhe se "55-65% e qytetarëve të vaksinuar do të nevojiten për të krijuar imunitetin e tufës".